Mozzik publikon këngën e re “Dashni me Photoshop”

8

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, në mesnatë ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Dashni me Photoshop” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur producenti Rzon.

Mozzik (Foto: Instagram)

Videoja i është besuar produksionit ‘Sekuencë’, të cilën tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Krahas këtij të fundit, projekti është shpërndarë edhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Besohet se edhe kjo këngë e Mozzik do të pritet mirë nga publiku, gjersa reagimet e para ishin tejet pozitive. /Telegrafi/

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.