Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Nesta i dëmtuar, i jep fund sezonit

Nesta i dëmtuar,
i jep fund sezonit

ROME- Alesandro Nesta duket se i ka dhënë fund sezonit, pas dëmtimit në gju të pësuar në ndeshjen ndaj Romës dhe që e la jashtë në transfertën ndaj Mançester Junajtid ditën e mërkurë. Vizita e kryer të premten në Romë ka konfirmuar se mbrojtësi i Milanit ka këputur tendinën e gjurit të djathtë dhe koha e rikuperimit duket vërtetë e gjatë. “Në ditët e ardhshme do të shohim nëse është nevoja e një operacioni apo jo, - është shprehur vetë Nesta. – Nuk e di nëse sezoni im ka përfunduar, pasi edhe nëse bëhem operacion do të rikthehem vetëm për fundin e kampionatit”, deklaroi ai. Gjithsesi, bëhet fjalë për një hipotezë të guximshme, pasi edhe në rast se nuk t’i nënshtrohet operacionit, atij i duhen të paktën 45 ditë që të rikthehet. Stafi i Milanit megjithatë nuk kërkon të rrezikojë vetëm të shkurtojë kohën e rikuperimit, pasi do ta kishte të gatshëm lojtarin vetëm për javët e fundit të kampionatit. “Goditjen e parë mora që në ndeshjen me Atalantën, ndërsa ndaj Romës trauma goditja finale”, sqaroi Nesta. Mungesa e tij u ndje jo pak në ndeshjen e Champions League ndaj Mançesterin, ku Milani pësoi 4 gola.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)



Komente: