Lajme te tjera
- Euro 2012, Kuzhe: Morëm maksimumin nga kjo ndeshje
- Shqiperia mposht Luksemburgun, Salihi i dhuron fitoren Kombetares
- Sot Argjentinë-Spanjë miqësore luksi në Buenos Aires
- Romario i hyn politikës, më 3 tetor kandidon për deputet
- Shqipëria sot ndaj Luksemburgut për fitoren e parë në grup
- Shqipëria, luan sot ndaj Luksemburgut
- Tifozët boshnjakë rrahin keqazi kreun e Federatës
- Kuzhe: Nëse nuk fitojmë kthim 3 hapa mbrapa
- Cana: S'kemi eufori, gjithçka për të mundur Luksemburgun
- Shqipëria, ndaj Luksemburgut 2 fitore në 2 takime
Agjenti i Maikon: Reali po bën lojë të pistë

MADRID- Opsioni i parë për Maikon mbetet Reali i Madridit, por ata janë duke luajtur pisët në këtë operacion. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga agjenti i Dagllas Maikon Antonio Kaliendo, i cili i ka hedhur “benzinë zjarrit” në tratativën për të kaluar mbrojtësin brazilian në “Bernabeu”. “Për Maikon është i interesuar edhe Mançester Siti, por Reali mbetet përpara. Kush po bën lojë të pistë? Do të kuptohet herët a vonë. Unë pres nga dita në ditë që kjo lëvizje të marrë fund”, shtoi Kaliendo. E ndërsa prutet Maikon, Reali ka bërë një tjetër hap përpara drejt blerjes së Sami Khedirës. Transferimi i mesfushorit gjerman në “Bernabeu” duket një çështje e kryer, të paktën sipas menaxherit të tij Jorg Neubauer. “Kemi arritur një akord me Realin, - deklaroi dje ai. – Kur të kërkon klubi më i madh i botës, i drejtuar nga trajneri më i mirë në botë, nuk mund të mos mendohesh seriozisht”, tha ai. Ndërkohë edhe drejtori sportiv i Shtutgartit Fredi Bobiç pohoi largimin e mesfushorit.(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
