Lajme te tjera
- Thaçi: Mungesa e ligjit në veri, i ka kushtuar Kosovës
- Vjenë, rikonfirmohet perspektiva evropiane për Kosovën
- Thaçi e Fejth marrin pjesë në GND për Kosovën
- Serbia paralajmëron rezistencë për krijimin e Mitrovicës së Veriut
- Piter Feith të hënën raporton për Kosovën
- Krasniqi: Shkurtimi i KFOR-it, tregues i sigurisë në Kosovë
- Moska: Do rishqyrtojme qëndrimin per Kosoven
- Imami: Shqipëria mbështet integrimin e Kosovës
- Uorlik: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur
- Feith ngre ekipin për Mitrovicën Veriore
Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra

Bjordi, djali simpatik pjesëmarrës në Big Brother, shumë shpejt ka arritur bjerë në sy nga teleshikuesit. Kjo falë mënyrës së tij të sjelljes dhe lojës që po përdor në këtë realit show. Ishte vetëm 2 vjeç kur është larguar nga Shqipëria. Prej 18 vitesh jeton në Itali dhe kjo duket nga mangësitë që ka në gjuhën shqipe. Vetë Bjordi është shprehur para se të merrte pjesë në spektakël se do ta përdorë si trampolinë për tu bërë i njohur.
Javën e parë ai është shfaqur mjaft aktiv në shtëpinë e BB duke treguar më shumë afrimitet me Mozën. Kjo sjellje e të dyve ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë të cilët nuk kanë ngurruar të hedhin hije dyshimi mbi miqësinë e tyre. Mos ndoshta mes tyre ka më shumë se një ndjenjë miqësie...? Kjo vlen për tu parë. Preferon aktrimin dhe ka pohuar së është menaxhues i çdo lloj situate. Por gazeta ka siguruar disa foto të Bjordit, të cilat hedhin hije dyshimi për preferencat e tij seksuale. Në foto gjendet Bjordi dhe dy meshkuj të tjerë, të tre të veshur si femra. Duket qartë se Bjodri dhe dy miqtë e tij janë gjendur përpara aparatit në një moment ekzaltimi mes tyre. Madje ata kanë arritur edhe të krijojnë gjoks artificialë duke u dukur në këtë mënyrë ....shikoni vetë! Ajo që të bën më shumë të dyshosh për këtë "treshe" shokësh është se njeri prej miqve të tij mbi shkrimin e vendosur ne facebook pohon se: Nuk jam i gatshëm të jap vlerësime sepse nuk jam gay!
Duket se ky "reality" do të na përcjelli shumë surpriza deri në fund, dhe vetë banorët jashtë mureve të shtëpisë kanë pasur në jetën e tyre mjaft gjëra që vlejnë për tu zbuluar. Një prej tyre ishte rasti i vajzës nga Kavaja, i publikuar dje nga "Shekulli". Adelajda, ka braktisur shtëpinë e saj vetëm për të marrë pjesë në këtë spektakël. Ajo madje është ndarë edhe nga bashkëshorti pasi ai ishte kundra.
Gazeta: Shekulli
