Lajme te tjera
- Sejdiu në Bruksel: Kosova prezente në operacionet e NATO-s
- Fuele: Kosova të jetë krenare për progresin e arritur
- Admirali Fitzgerald viziton shtabin qendror të KFOR-it
- Krasniqi: Ende herët të flitet për erë të re Tiranë- Beograd
- Krasniqi: Ende herët të flitet për erë të re Tiranë- Beograd
- Inagurohet në Prishtinë, Ambasada e Maqedonisë
- Raporti i DASH për Kosovën, Dell: Luftoni korrupsionin
- Zgjedhjet ne Gjilan, fiton kandidati i PDK-se
- Milloshoski: Maqedonia mbështet integritetin e Kosovës
- Thaçi në Estoni, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve
Zbulohet Anjushka e vërtetë, e dashura 27-vjeçare e Pirro Çakos

“Dikush më tha emrin tënd zonjushe, sa pak për ty unë di”, janë dy nga vargjet pikante, që kantautori i njohur i ka kushtuar Anjës, vajzës me të cilën shoqërohet gati hapur dhe argëtohet fundjavave në lokalet e natës. Dhe Anjushka nuk është një emër artistik apo rastësor, por një dedikim dashurie i vërtetë dhe përkëdhelje e emrit Anja, vajza 27-vjeçare me të cilën Pirro shoqërohet për gati një vit. Ajo nuk ka lidhje me artin dhe punon në një zyrë juridike, si dhe në një nga ministritë. Pirro i kushtoi këngën predikuese me titull “Anjushka”, ku e këshillon të jetë e kujdesshme “në këtë botë të turbullt”.
Madje të ketë kujdes dhe nga ai vetë. Dhe Anjushka është vajzë brune, me kaçurrela dhe që ka pranuar, që kjo këngë t’i kushtohej asaj si për ta përligjur në njëfarë mënyre lidhjen e tyre. Edhe pse ai e komentoi si një emër artistik, dhe si një dedikim kushtuar vajzave të bukura 17-vjeçare, në fakt ky ishte thjesht një truk. Paparaci ynë i ka fotografuar të dy në “Aus Club”, në shoqërinë e njëritjetrit. Thuhet që dhe njohja e tyre është bërë në një nga lokalet e natës, kur Pirro ishte frekuentues shumë i rregullt i këtij lokali.
ANJUSHKA
Në refrenin e këngës “Anjushka”, Pirro thekson faktin se në takimin e parë ai nuk e dinte se sa vjeç ajo ishte, ndërsa “një natë në party shpejt unë ty të dallova, gjysmë errësira të maskonte disi, ndërsa këndoje ti unë shihja orën”... Thuhet që kjo është dhe historia e vërtetë e njohjes së tij me Anjën, në një karaoke. Se sa lidhje sekrete është kjo, sidomos tani që Pirro ka vendosur të heshtë për ndarjen e tij nga Inva Mula, personazhpersonazhpersonazhpersonazhpersonazh këtë mbase nuk e ka menduar as vetë Pirro, pasi emri Anja, nuk mund të fshihej thjesht duke e bërë Anjushka. Por Pirro për t’i bërë parapritë kësaj, vendosi të thoshte në media se kjo këngë i kushtohej vajzave 17-vjeçare, të vogla, dhe që ende nuk dinë seç ndodh në botën e meshkujve. Në fakt ishte ndryshe. Kënga ishte pretendente për të fituar festivalin e 10-të të “Kënga Magjike”, dhe fitoi çmimin “Kënga hit” nga radio Energy.
PREDIKIMI ME TË CILËN PIRRO DO FSHIHTE TË VËRTETËN
Këngëtari merr pozitën e predikuesit dhe i këshillon vajzat që të jenë të kujdesshme pikërisht në këngën që ai e ka pikë të dobët, “Anjushka”. Sipas tij nuk ishte një këngë dashurie, por predikimi. Kënga “Anjushka” është një kompozim ku Pirro Çako ka gjetur sekretin e të qenit në kohë, por dhe i ka bërë këtë dhuratë të dashurës së tij. Po pse “Anjushka” dhe jo “Anja”? Kantautori kohët e fundit gjithnjë e më shumë po lançohet edhe si tekst shkrues i këngëve të tij dhe komenti që ai dha për këtë tekst është se bëhet fjalë thjesht për një emër përkëdhelës, që nuk lidhet fare me emrat rusë, por thjesht Pirro e ka menduar si gjetje që do t’i sillte sukses në festival. “Nata s’ka siguri”, është vargu më i gjetur i këngës, që shumë shpejt u kthye në hit. Një tjetër grishje artistike kjo pas këngëve “Herët a vonë” apo “Mos më krahaso”. Edhe pse pohoi në media se, kjo qenë një periudhë shumë e ngarkuar e karrierës së tij, ku ka krijuar shumë këngë për artistë të tjerë, ka gjetur mundësinë të krijojë këtë këngë ndryshe, dhe që ai e ka shumë për zemër. “Anjushka” ishte një nga planet e tij për videoklip, por duke parë që kërkonte shumë kohë, mendoi se rruga më e shkurtër ishte të konkuronte në “Kënga Magjike”. Tashmë që ka hapur studion e tij private, Pirros i pëlqen të bëjë për vete sa më shumë fansa të rinj. Por Pirro nuk e fsheh që për të është e rëndësishme, që muzika që bën të pëlqehet nga këngëtarët e rinj, dhe pse jo ata pastaj t’i kërkojnë të krijojë këngë për ta”. “Anjushka” do të përfshihet në këngët e albumit e tij të ri, për të cilat Pirro është duke punuar tani.
E VËRTETA E NDARJES NGA INVA
Kthimi i Pirros në Tiranë, natyrisht që kishte një arsye. Ai ishte ndarë nga Inva Mula dhe kishte vendosur të linte Parisin për të fituar kohën e humbur në muzikë. Por edhe pse kjo ndarje ishte shumë zhurmëmadhe, ata hezituan të flisnin në media për këtë. Kjo ndoshta për hir të djalit të tyre 14-vjeçar Anthony, i cili jeton në Paris me Invën. Ndërkohë Pirro dha një intervistë ekskluzive para disa muajsh për gazetën “Panorama”, ku pranoi për herë të parë të fliste për të vërtetën e ndarjes, gjë që Inva nuk pranoi ta bënte asnjëherë. Ndërsa Pirro duke pohuar se asgjë nuk kishte ndryshuar në lidhjen e tyre, nënkuptohej se ata nuk ishin më bashkë, dhe e vetmja gjë që i lidhte tani e tutje ishte djali i tyre, i cili dhe ai ka prirje të dukshme për muzikën.
PanoramaPlus
