Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Liberalët e PE, apel qeverisë: Hetoni seriozisht zgjedhjet

Liberalët e PE,
apel qeverisë: Hetoni
seriozisht zgjedhjet

BRUKSEL- Grupi Liberal në Parlamentin Europian nëpërmjet një deklarate i bën thirrje politikës Shqiptare të bëjë menjëherë transparencën e zgjedhjeve, si e vetmja alternativë për të krijuar besim tek institucinet shqiptare. Në një deklaratë të zëdhënëses së këtij grupi Marjete Shake, e cila u bë e ditur për median nga zyra e shtypit të PS thuhet se 'Qeverisja e mirë dhe demokracia e qëndrueshme janë të domosdoshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pluralizmi politik është celësi për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse. Unë inkurojoj të gjitha partitë politike në Shqipëri të veprojnë në mbështetje të standardeve europiane. Transparenca është vecanërisht e rëndësishme për të ndërtuar besim në institucionet shqiptare, ndërkohë që institucionet dhe stabiliteti janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik', deklaron Marietje Schaake, zëdhënëse e grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën.

Marietje Shake ka deklaruar se duhet nisur menjëherë një hetim serioz për manipulimet në zgjedhjet e 28 qershorit dhe sigurishtë të merren masa që kjo situatë të mos përsëritet në zgjedhjet e radhës. Sipas saj hetimi duhet bërë në përputhje me standartet ndërkomëtare.
“Unë pres që qeveria shqiptare të nisë menjëherë një hetim serioz mbi manipulimet e zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të mund të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare demokratike” – thekson Schaake.

Marietje Shake do të krijojë një delegacion ad hoc në emër të grupit parlamentar liberal dhe do të kërkojë të vizitojë Shqipërinë përpara përfundimit të sesionit të verës.
(m.a/BalkanWeb)



Komente: