Kerko mbi 50,000 Faqe Shqiptare , Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe

KQZ: Kallzim penal komisionereve te KZAZ 61. Mbajnë peng rezultatet

KQZ: Kallzim penal komisionereve te KZAZ 61. Mbajnë peng rezultatet

Komisioni Qëndror Zgjedhor i bën thirrje anëtarëve të KZAZ nr 61 të Vlorës të miratojnë sa më parë tabelat përmbledhëse të rezultateve ose do të përballen me ligjin. KQZ miraton tabelat perfundimtare te qarkut Gjirokaster. Opozita votoi kunder.

TIRANE- Në mbledhjen e sotme të KQZ është diskutuar për KZAZ-në numër 61 që i përket qarkut të Vlorës. KQZ deklaron se ky komision zonal nuk ka sjellë ende materialet zgjedhore dhe nuk ka nxjerrë tabelat përmbledhëse të rezultateve. Në këtë mënyrë mbahet peng shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në këtë zonë.

KQZ kërkoi në mënyre urgjente mbërritjen e materialeve dhe paralajmëroi se do të bëjë kallëzime penale për komisionerët e KZAZ 61, të cilët kanë shkelur ligjin dhe afatet.

Kreu i KQZ Arben Ristani deklaroi se komisioneret e KZAZ 61 akuzohen për shpërdorim detyre. KQZ i bëri thirrje kësaj KZAZ-je tëmiratoje tabelat dhe t’ paraqesëato pranë KQZ.

Institucioni që administron zgjedhjet pritet të marrë sot vendim dhe për 9 kutitë e Fierit nga i cili mund të ketë dhe një ndryshim mandati për këtë qark.
Gjirokaster
KQZ miratoi po sot me shumicë votash vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut Gjirokastër për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.

Sipas relacionit shoqërues të vendimit, tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella
nga çdo KZAZ. Tre përfaqësuesit e opozitës në KQZ votuan kundër vendimit për shkak të problematikës së konstatuar në tabelat e rezultateve të KZAZ nr.25 dhe nr. 27 të këtij qarku.

Për votimet e 28 qershorit në qarkun e Gjirokastrës funksionuan 285 qendra votimi, ndërsa numri i zgjedhësve të regjistruar ishte 121.683.

Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së të publikuar mbrëmjen e 3 korrikut në këtë Qark koalicioni "Aleanca e ndryshimit" fitoi 2 mandate, ndërsa koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 3 mandate

Ballagat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre si subjekte zgjedhore, pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune në Ballagat, që do të mbahen në 2 gusht.

Shkaku i rivotimit për kryetar komune në Ballagat të qarkut Fier vjen pas shkarkimit nga detyra të kryekomunarit të mëparshëm, i larguar për shpërdorim detyre.

(s.g/BalkanWeb)



Komente: