Lajme te tjera
- Hyseni në Strasburg, liberalizim vizash për Kosovën
- "Reporterët pa Kufij" dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve
- "Parashikohen tërmete në Kosove, por jo katastrofikë"
- Rivendosen lidhjet mes NATO-s dhe FSK
- Tërmeti në Kosovë 5.3 ballë, dëmtime të lehta në Mitrovicë
- Kosova lëkundet nga një tërmet i lehtë
- Banka Botërore jep 20 milionë USD për 2 projekte
- Konferenca për Ballkanin Perëndimor në pikëpyetje
- Një ministër largohet nga qeveria e Kosovës
- Belgjika gati të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit
Bullgari, 7 milione votues thirren per te zgjedhur parlamentin e ri

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare pasi Bullgaria u pranua të jetë anëtare e BE-se. E favorizuar është opozita e djathtë e cila mund të fitojë, por pa arritur të marrë maxhorancën në parlament, duke bërë kështu të vështirë formimin e qeverisë.
SOFIE- Në Bullgari sot votohet për zgjedhje parlamentare. Gati 6.8 milionë janë thirrur për të votuar për të zgjedhur 240 deputetët e parlamentit bullgar. E favorizuar është opozita e djathtë e cila mund të fitojë, por pa arritur të marrë maxhorancën në parlament, duke bërë kështu të vështirë formimin e qeverisë.
Këto janë zgjedhjet e para parlamentare pasi Bullgaria u pranua të jetë anëtare e Bashkimit Europian, në 2007. Qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje duhet të vazhdoje reformat e kërkuara nga BE. Bullgaria është nën presion të madh nga KE për të luftuar korrupsionin, ndërsa është prekur shumë nga recensioni ekonomik global.
11 mijë e 404 qendra votimi janë hapur në mbarë vendin që në orën 06.00 (me orën lokale) dhe do të mbyllen në 19.00.
Sondazhet thonë se partia Socialiste në pushtet, pritet të ndëshkohet rëndë nga votuesit dhe të humbasë thellë në zgjedhje.
Sondazhet nxjerrin fitues partine centriste në opozitë GERB e cila drejtohet nga kryebashkiaku i vendit Bojko Borisov. Megjithatë ka pak gjasa që ai të formojë koalicion, pasi mund të marrë rreth 30% te votave. Ndaj qeveria e ardhshme pritet të jetë një koalicion i drejtuar nga e djathta. Borisov ka premtuar të luftojë krimin, por të huajt janë skeptike, pasi edhe si kryebashkiak ai nuk ka korrur ndonje sukses te dukshëm.
(s.g/BalkanWeb)
