Lajme te tjera
- Serbi, protesta kundër pasaportave për kosovarët
- Thaçi viziton Mbretërinë e Katarit
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
Koalicioni Meta- Berisha, Gjinushi: Meta, matrapaz i politikës

Aleatët e vegjël të së majtës, kundër koalicionit Berisha-Meta. Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi e komentoi koalicionin e ri qeveritar Berisha-Meta si një pazari të madh, ku blihet e shiten vota, mandate.
TIRANE- Po bëhet fenomen i politikës xhuvelizmi”, - kështu e komentoi dje kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, koalicionin e ri qeveritar Berisha-Meta. Sipas tij, me këtë aleancë, jo vetëm e majta, por të gjithë votuesit i kuptuan dyshimet se, “vota për LSI-në është votë për Berishën”. “Besoj se tani nuk mund të flitet më për moral politik, Meta tregoi se është matrapaz politik dhe që ka qenë vegël e Saliut”, - deklaroi dje kreu i PSD-së.
Ai shtoi se në fushatën elektorale të Metës janë dëgjuar akuzat ndaj qeverisë aktuale, për korrupsion, se kjo qeveri e ka futur vendin në krizë, prandaj duhet të ndryshohet, se kjo është qeveri e Gërdecit dhe të tjera si këto. Për Gjinushin, pas gjithë kësaj fushate akuzash e sulmesh të Metës ndaj Berishës, nuk ka asnjë moral që kreu i LSI-së të bëhet “pjesë e kësaj qeverisjeje”. “Në këtë mënyrë goditet rëndë ekuilibri politik në vend.
Tashmë s’bëhet fjalë për asgjë tjetër, vetëm për matrapazllëk. Kjo i ngjan një tregu, një pazari të madh, ku blihet e shiten vota, mandate, menjëherë sapo përfundojnë zgjedhjet, i ngjan pra një merkatoje ku ngrihen çmimet e mandateve vetëm për pushtete personale”, - theksoi më tej Gjinushi. Sipas tij, për një rrezik të tillë, socialdemokratët i kanë paralajmëruar socialistët në dy zgjedhjet e fundit, qoftë ato të përgjithshmet të 2005-s apo dhe ato lokalet të 2007-s.
Por, këtë kalim të Metës drejt Berishës, ai nuk e sheh vetëm si veprim të thjeshtë, por si një pësim ndaj së majtës, e cila sipas Gjinushit, “nuk zuri mend”. “Mund të them që Shqipëria ka hyrë në një rreth vicioz, sepse me paratë e korrupsionin blihet pushteti, blihen mandatet. Vendi po shkon drejt një kolapsi dhe po tregon shembullin më të keq të demokracisë. Zgjedhjet konceptohen si ndryshimi i një qeverisjeje të korruptuar, ndërsa votat e LSI-së dhe Metës bëjnë që të qëndrojë e njëjta qeverisje”, - shtoi më tej në këtë prononcim, kreu socialdemokrat.
Sa i takon faktit nëse PSD-ja e tij do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion me PS-në, Gjinushi u shpreh se ka disa individë jo vetëm të PS-ja, por edhe të PSD-ja që punojnë me hile ndaj kësaj të fundit.
(s.g/BalkanWeb)
