Lajme te tjera
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
- Hyseni: Rezoluta serbe në OKB do dështojë
- Sparkes emërohet zëvendësshef i EULEX-it
LSI: Rama të kërkojë falje për kodin antiopozitar

Përmes një deklarate për mediat sekretari i përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili deklaroi se sot është koha që Edi Rama duhet të kërkojë falje për miratimin e një Kodi Zgjedhor të cilësuar nga LSI si antiopozitar.
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje Edi ramës të administrojë me qetësi humbjen e zgjedhjeve dhe ta pronojë në mënyrë qytetare atë”.
Përmes një deklarate për mediat sekretari i përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili deklaroi se Edi Rama duhet të kërkojë falje për miratimin e një Kodi Zgjedhor të cilësuar nga LSI si antiopozitar.
“Edi Rama do të duhet të reflektonte dhe të kërkonte ndjesë për fajin fatal për Kodin Zgjedhor antiopozitar, që ai bëri me qëllimin e vetëm për të asgjësuar LSI dhe që i humbi opozitës së paku 12 mandate” theksoi Vasili.
Ndërkohë LSI i bën thirrje kreut socialist të kontribuojë në
stabilitetin e vendit.
“E ftojmë Ramën që me qetësi dhe pa mllef të vërë interesat e integrimit të demokracisë dhe stabilitetit të vendit mbi interesat e ngushta personale, sepse karriera e çdo politikani është e parëndësishme krahasuar me këto aspirata madhore të vendit” u shpreh Vasili.
(e.n/BalkanWeb)
