Lajme te tjera
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
- Hyseni: Rezoluta serbe në OKB do dështojë
- Sparkes emërohet zëvendësshef i EULEX-it
Marrëveshja PDLSI, Rama: Meta, patericë për të ngritur qeverinë e Gërdecit

Kryetari socialist krahason MetĂ«n me Lufter Xhuvelin. Rama:ÂNĂ« PS deri kur procesit tÂi vihet pika . Deklarata, disa orĂ« pasi kreu i LSI-sĂ« pranoi propozimin e kryeministrit Berisha pĂ«r tu bĂ«rĂ« pjesĂ« e qeverisĂ« sĂ« re.
TIRANE-Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar pas bashkimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me koalicionin Aleanca e Ndryshimit për të formuar qeverinë e re. Duke e cilësuar këtë bashkim si pazarin më të turpshëm të viteve të fundit, Rama theksoi se Meta u shndërrua në patericën e kryeministrit të rrëzuar.
“Përpjekja për numërimin e cdo vote opozitare vazhdon dhe populli ndjek orë pas ore prej 6 ditësh këtë proces ndërsa Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar duke ngritur në këmbë qeverine e Gërdecit” theksoi Rama.
Ndërkohë Rama deklaroi se kjo nuk është fjala e tij e fundit për procesin zgjedhor i cili nuk është përmbyllur ende.
Kreu Socialist u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke e konsideruar paktin mes Metës e Berishës si një oreks të pakontrolluar për pushtet, i cili sipas tij nuk është gatuar sot.
“Pas kuinateve githcka është e mirërregulluar mes kundërshtarësh që janë të tjerë kur janë në lojë dhe partnerë prapa kuinatave” u shpreh Rama.
Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit janë të deformuara ndërsa theksoi se Partia Socialiste do të bëjë gjithcka për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve e për tu dhënë shqiptarëve mundësinë të lexojnë deri në fund atë që kanë vendosur në 28 qershor.
“Deformimi qendron tek rezultati i shpallur dhe e verteta tek fletet e votimit. Unë jam i vendosur ta udhëheq partinë Socialiste deri kur procesit zgjedhor ti vihet pikë dhe pastaj kam sigurinë dhe bindjen e plotë se kjo është një familje politike e cila di të marrë vendimet në kohën e duhur” u shpreh kreu socialist.
Ndërkaq, Rama ka nënvizuar se Shqipëria duhet të jetë atdheu i të gjithë shqiptarëve përtej të majtës e të djathtës, ndërsa theksoi “kush mendon se sot më ka dobësuar duhet ta dijë që më ka bërë më të fortë”.
Thashethemet që u përhapen pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare se Berisha mund të formonte një koalicion të majtë, u zyrtarizuan sot, rreth një javë pas votimeve. Lideri demokrat, Sali Berisha ftoi sot zyrtarisht kreun e LSI, Meta të formojnë së bashku qeverinë e re, pasi nuk plotësonte numrin e nevojshëm të mandateve.
Pas rreth një ore nga ftesa zyrtare, Meta doli në publik dhe iu përgjigj pozitivisht Berishës për një koalicion të majtë që do të qeverisë vendin.
Të dy liderët e justifikuan vendimin para elektoratit të tyre. Berisha sqaroi se këtë vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi këtë si një vendim jo i lumtur, por i duhur që sipas tij do t'i shërbejë vendit.
(e.n/BalkanWeb)
