Kerko mbi 50,000 Faqe Shqiptare , Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe

Tenis, Serena Uilliams fiton turneun e Uimbëlldonit

Tenis, Serena Uilliams fiton turneun e Uimbëlldonit

Nga Altin Latifi
Serena Uilliams ka fituar turneun e Uimbëlldonit në tenis, duke mposhtur 2-0 në finale motrën e saj Venus. Beteja e vërtetë ka ekzistuar vetëm në setin e parë, pasi në të dytin Serena ka dominuar.

Serena Uilliams triumfoi 2-0 me sete në finalen e Uimbëlldonit, ndaj motrës së saj Venus, duke e festuar në mënyrën më të mirë 233 vjetorin e pavarësisë. 7-6, 6-2 ishin shifrat e kësaj finaleje, që e la sërish trofeun e turneut më të rëndësishëm në teni brenda familjes Uilliams. Agresiviteti i motrës së vogël, Serenës, ishte vendimtar në fitimin e Grand Slemit të 11-të të saj në karrierë. Ndeshja u vendos në 97 minuta, por beteja u pa vetëm në setin e parë, që u mbyll me tai brejk. Përpara 15 mijë tifozëve, Venus ka përgëzuar në fund motrën e saj, duke pranuar se Serena e kishte merituar fitoren, pasi luajti më mirë. Ditën e dielë do të luhet edhe finalja e meshkujve, që do të vendosë përballë Roxher Federer me Andi Rodik.
(e.n/BalkanWeb)



Komente: