Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Berisha: Ftoj LSI për koalicion. Meta: Po qeverisjes me Berishën

Berisha: Ftoj LSI për koalicion. Meta: Po qeverisjes me Berishën

Kryetari i PD, Berisha i ka bërë ftesë zyrtare Ilir Metës, kryetarit të LSI të hyjnë në koalicion për krijimin e qeverisë së re. Meta i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se Berishes duke shtuar se nuk eshte i lumtur per kete veprim, por i ndikuar nga rrethanat.

TIRANE-Thashethemet qe u perhapen pas publikimit te rezultateve paraprake te zgjedhjeve parlamentare se Berisha mund te formonte nje koalicion te majte, u zyrtarizuan sot, rreth nje jave pas votimeve. Lideri demokrat Berisha ftoi kreun e LSI, Meta te formojne qeveri se bashku, pasi nuk plotesonte numrin e mandateve.  Pas rreth nje ore nga ftesa zyrtare, Meta del ne publik dhe i pergjigjet pozitivisht Berishes per nje koalicion te majte qe do te qeverise vendin. Te dy lideret justifikuan vendimin para elektoratit te tyre. Berisha sqaroi se kete vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi kete si nje vendim jo i lumtur, por i duhur qe sipas tij do t'i sherbeje vendit.

Meta: Po qeverisjes me Berishen. me Ramen prodhoj vetem krize

Ora 14:00-Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.
“Pasi jam konsultuar me aktorët e rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit, me përgjegjësi historike dhe kombëtare pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian”, u shpreh Meta nga selia e LSI sot rreth orës 14:00.
Kryetari i LSI, parti që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye.
“Unë nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë e këtë qëndrim...Por më thoni ju a mund të qëndroja në opozitë LSI e vetme përballë një maxhorance të madhe PS-PD, ndaj një maxhorance të madhe Berisha-Rama? Hezitoj ta fus vendin më tej në krizë, por kontribuoj për vendin tim për zhvillimin e tij. Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën”.
Meta sqaroi me tej edhe pse bashkimi PS-LSI ishte e pamundur në kushtet aktuale. Sipas tij marrëveshja me PD do ti shërbeje mirëqënies së vendit.
“Më thoni mua, a nuk ju kujtohet cfarë përpjekjesh kam bërë për të parandaluar këtë që ndodhi, c’mund të bëj me rezultatet paraprake, të konsultoj ta fus vendin në krizë dhe mos qeverisje apo të kontribuoj për tu bërë një faktor stabiliteti e garantues për një qeveri që do t’i shërbeje interesave të gjera”.
“Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do te isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja Meta-Rama do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë”., sqaroi Meta duke kerkuar qe te gjithe te kujtojne perpjekjet qe beri ai per nje koalicion ne prag zgjedhjet me PS, dhe qe kjo e fundit nuk pranoi.

Sipas liderit të LSI, ai sot vetëm pranoi zyrtarisht ftesën, por jo të përcaktojë kushtet se cfare pozicioni do gëzojë në qeverinë e re.
“Nuk jamë këtu për të paraqitur kushtet, cdo gjë do vendoset në vijim. Zoti Berisha bën mirë tu përmbahet atyre angazhimeve që tha sot, integrimit europian të Shqipërisë”.
Meta theksoi se ai dhe LSI do të mbeten të majtë, pavaresisht koalicionit qe bejne.

Berisha: Ftoj zyrtarisht LSI për koalicion. Qeveri me votat e se majtes

Ora 11:30--Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bërë ftesë Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të hyjnë në koalicion (LSI) për krijimin e qeverisë së re. Sipas Berishës, LSI plotëson të gjitha kushtet për një koalicion me të djathën, pasi ka program të ngjahëm me atë të PD.  Në një konferencë për shtyp pak para mesditës në selinë e PD, Berisha ka bërë të ditur koalicionin e ardhshëm që ai ka projektuar pas rezultateve paraprake që ka publikuar deti tani KQZ. “I bëj ftesë LSI që të jetë pjesë e qeverisë së re, që do mund ta quajmë qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Siç deklarova dy ditë më parë sovrani na dhuroi fitore, por diktoi koalicion nga partitë me të cilat programet janë më afër dhe që është LSI, që në programin e saj ka yll polar integrimin e Shqipërisë në BE dhe punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI të vlerësojë sinqerisht ftesën”.
Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye, për përqindjen e votave që kanë marrë në këto zgjedhje, për programin që LSI ka dhe për persekutimin që i është bërë në proceset zgjedhore dhe që sot sipas Berishës, meriton të fitojë atë që meriton.
“LSI është subjekti me programet më afër PD. Ka studiuar programin e integrimit të Shqipërisë në BE, LSI ka punësimin si kryefjalë ashtu si PD.
LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se përfaqësuese dinjitoze, jeni dëshmitarë sesa e persekutua kjo parti në dy zgjedhjet e fundit. Jeni dëshmitarë kur unë kam bërë thirrje në atë periudhë qe te gjendet gjuha e bashkimit jo e përjashtimit. Shpreh bindjen se ato 47% të votave qe sovrani i dha koalicionit të parë, i shtohen dhe 6% votave të spektrit të majtë dhe faktikisht. Kam besim se kjo forcë politike do ti përgjigjet pozitivisht ftesës sime të hapur e të sinqertë”.
Gjithsesi Berisha shtoi se qeveritë e minorancës nuk janë shumë të pëlqyeshme, por që parlamenti mund ti mbajë në pushtet për disa arsye.


(D.B/BalkanWeb)



Komente: