Lajme te tjera
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
- Hyseni: Rezoluta serbe në OKB do dështojë
- Sparkes emërohet zëvendësshef i EULEX-it
KQZ shpall fituese të djathtën pa numëruar kutitë me votat

Kur kanë mbetur ende pa u numëruar kutitë e Qarkut të Fierit, në të cilat janë varur shpresat e dy partive kryesore për një mandat vendimtar në këtë qark, zëdhënësi i KQZ ka publikuar rezultatet paraprake duke i dhënë 71 mandate koalicionit të djathtë. Raegon PS: Deklarata e Ollit, zbatim i urdhërit politik të Berishës. Subashi: E befasuar nga deklarata e Ollit, shpërdoroi detyren.
TIRANE-
Ora: 23:01- Lazaj: Aleanca e Ndryshimit nuk ka 71 mandate
Edhe anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Lazaj ka përgënjeshtruar deklaratën e zëdhënsit të KQZ, Leonard Olli i cili publikoi rezultatin paraprak të zgjedhjeve duke i dhënë Partisë Demokratike 71 mandate , kur nuk ka mbaruar ende numërimi i fletëve të votimit. Lazaj theksoi se KQZ është duke vazhduar punën për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin përfundimtar.
“Në këto caste që zgjedhjet nuk kanë prodhuar një rezultat të pastër për një qeverisje me stabilitet, ju bëj thirrje politikanëve të bëjnë punën e tyre jo nën presion psikologjik, por duke zbatuar ligjin” u shpreh Lazaj.
Ora: 22:37- Subashi: E befasuar nga deklarata e Ollit, është shpërdorim detyre
Nënkryetarja e KQZ, dëshira Subashi ka deklaruar përmes një konference për mediat se është e befasuar nga deklarata e zëdhënësit të Komisionit duke e konsideruar atë si një shpërdorim detyre.
“Askush nuk mund të përkthejë shifrat në mandate pa një vendimarrjë të Komisionit qendror të Zgjedhjeve. Jemi shumë larg momentit deri në certifikimin mandateve, procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, ky është një informim jo i rregullt i publikur që mund të ketë edhe pasoja politike përderisa nuk është marrë asnjë vendim nga KQZ” u shpreh Subashi.
Nënkryetarja e KQZ ka hedhur poshtë cdo deklaratë të zëdhënësit të Komisionit që publikoi shifrat e rezultatit paraprak të zgjedhjeve duke i dhënë koalicionit të djathtë 71 mandatë , kur edne nuk ka përfunduar numërimi i kutive të votimit.
“Vendimi për rezultatin përfundimtar duhet konfirmuar me vendimmarrje të KQZ. Cdo vendim shpallet pasi të mblidhet Komisioni dhe të vendosë. Lidhur me deklarimin e Ollit, jemi para një veprimtarie qe nuk lidhet me KQZ, jemi para një shkelje të detyrës” theksoi Subashi.
Ora: 22:24- PS: Deklarata e Ollit, zbati i urdhërit politik të Berishës
Partia Socialiste e ka konsideruar deklaratën e Zëdhënësit të KQZ si zbatim të një urdhri politik të kryeministrit Berisha.
“Para pak minutash, për shkak të Berishës dhe degjenerimit që po i bëhet procesit zgjedhor, me urdhër të tij KQZ nuk i ofron popullit rezultatin real të zgjedhjeve” u shpreh kryetari i Asamblesë të PS, Gramoz Ruci.
Partia Socialsite akuzon kryeministrin Berisha se po cenon rëndë standardet e zgjedhjeve, “duke u munduar të marrë një mandat që nuk ja dha populli në 28 qershor”.
Ruci i bëri thirrje Berishës të mos i imponohet popullit si kryeministër.
“Deklarata është një shkelje e kushtetutës dhe e kodit elektoral, në zbatim të urdhërit të kryeministrit” theksoi Ruci.
KQZ shpall fituese të djathtën pa numëruar kutitë me votat
Ora 21:48- Kur kanë mbetur ende pa u numëruar kutitë e Qarkut të Fierit, në të cilat janë varur shpresat e dy partive kryesore për një mandat në këtë qark, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet paraprake të kutive të numëruar duke i dhënë 71 mandate koalicionit të djathtë Aleanca e Ndryshimit.
Socialsitët pretendojnë mandatin e nëntë në Fier, cka do të bënte të mundur barazimin në rang mandatësh mes të majtëve e të djathtëve, por KQZ ja ka llogaritur këtë mandat demokratëve duke mos marrë parasysh se numërimi i kutive në qarkun e Fierit nuk ka përfunduar ende. Sipas zëdhënësit Olli, për qarkun e Fierit, Aleanca e Ndryshimit ka 7 mandate kundrejt 8 mandateve të Partisë Socialiste dhe 1 te LSI-se. Ndërkohë në KQZ vazhdon procesi i numërimit të kutisë së pestë të KZAZ-së së Fushë Kuqes, ndërsa nuk janë numëruar kutitë e 3 KZAZ-ve të Fierit.
Kështu, Olli ka bërë të ditur se paraprakisht koalicioni Aleanca e Ndryshimit ka siguruar 71 mandate kundrejt 65 mandateve të Bashkimit për Ndryshim dhe 4 mandate të Aleancës Socialiste për Integrim.
KQZ thekson se nga 4703 kuti të nuëmruar deri në këto caste, koalicioni i djathtë rezulton të ketë 46.69% të votave ndërsa Bashkimi për Ndryshim 45.36%. Aleanca Socialiste për Integrim ka siguruar 5.56% të votave.
(e.n/Balkanweb)
