Lajme te tjera
- Serbi, protesta kundër pasaportave për kosovarët
- Thaçi viziton Mbretërinë e Katarit
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
Liberalizimi i vizave, këtë muaj pritet propozimi i KE

Ministri suedez për migracionin, Tobias Bilstrom deklaroi se Komisioni Europian pritet të parashtrojë propozimin për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, nga mesi i muajit korrik.
BON- Ministri suedez për migracionin, Tobias Bilstrom deklaroi se Komisioni Europian pritet të parashtrojë propozimin për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi nga mesi i muajit korrik.
"Nga mesi i korrikut Komisioni Evropian do të dalë me propozime ligjore të cilat do të mundësojnë regjim pa viza deri në fund të vitit 2009, për ato vende të cilat deri atëherë do t'i realizojnë kushtet e nevojshme. Këtu gjithsesi mendoj për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi", tha Bilstrom.
Bilstrom shtoi se kryesimi suedez i Bashkimit Europian e njeh dimensionin rajonal të liberalizimit të vizave për Ballkanin perëndimor, dhe thekson faktin se të gjitha vendet në atë proces duhet të fitojnë regjim pa viza kur do t'i realizojnë kushtet e nevojshme për këtë.
"Më e rëndësishmja është t'u përmbahemi itinerarëve të vizave. Ata janë rrugët themelore të secilit vend drejt liberalizimit. Secili vend ka problemet e veta specifike, por përmbushja e kushteve të projektuara vetëm në itinerarin e vizave është kyç për gjithçka", deklaroi Bilstrom.
(e.n/mia/BalkanWeb)
