Lajme te tjera
- Thaçi viziton Mbretërinë e Katarit
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
- Hyseni: Rezoluta serbe në OKB do dështojë
Korpusi i Paqes, konkurs për gjuhën angleze me nxënësit

Nxënësit e shkollave të mesme në rrethin e Mirditës morën pjesë në një konkurs të gjuhës angleze të organizuar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Të rinjtë fitues, patën mundësi të vizitojnë SHBA.
MIRDITE- Prej tre vjetësh Korpusi i paqës në rrethin e Mirditës ndihmon nxënësit e shkollave të mesme duke i përfshirë në një konkurs të gjuhës angleze, projekt i mbështetur financiarisht nga Ambasada Amerikane dhe Bashkia Rrëshen, për të inkurajuar të rinjtë e këtij rrethi.
Ky projekt synon të mbështesë nxënësit e shkollave të mesme të këtij rrethi, që përvec mësimit të gjuhës angleze të mund të intepretojnë në këtë gjuhë pjesë të ndryshme teatrale dhe të mund të performojnë suksesshëm në skenë edhe me pjesë koreografike.
Fituesit e këtij konkursi, përvec faktit se arrijnë të fitojnë një experiencë perëndimore, kanë mundësinë që të prekin nga afër kulturën amerikane duke e vizituar këtë vend për një periudhë një mujore.
Korpusi i paqes në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane synojne ta kthejnë në traditë këtë aktivitet, me qëllimin e mirë për të nxitur të rinjtë të mësojnë gjuhën angleze.
(e.n/news24/BalkanWeb)
