Lajme te tjera
- Inagurohet në Prishtinë, Ambasada e Maqedonisë
- Raporti i DASH për Kosovën, Dell: Luftoni korrupsionin
- Zgjedhjet ne Gjilan, fiton kandidati i PDK-se
- Milloshoski: Maqedonia mbështet integritetin e Kosovës
- Thaçi në Estoni, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve
- Milloshkoski sot ne Prishtine, hapet ambasada maqedonase
- Gjilan, KQZ: Zgjedhjet i fiton Qemal Mustafa i PDK
- Gjilan, KQZ: Deri në orën 12, kanë votuar 9.89%
- Gjilan, sot fiton Mustafa apo Rexhepi?
- Lëvizja Fol: Qeveria e Kosovës deklarata të pavërteta
Krim në familje, vret vjehrrin, të birin dhe veten

Krim i trefishtë në kryeqytet. Vret vjehrrin, aksidentalisht djalin e tij e më pas edhe veten. Gjendet e plagosur në gjendje të rëndë edhe vjehrra e autorit të krimit. Bilanci tragjik vetëm pas një grindje familjare e shkaktuar pas divorcit me të shoqen.
TIRANE- Krimi i trefisht trondit zonën e Alliasit në Tiranë. Vret djalin e tij 13-vjecarë, vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Një konflikt familjarë i lindur prej kohësh arrin në një përfundim
Gjithçka ka nusur në një banesë 4-katëshe dhe pikërisht në katin e katërt ku familja e Hazbi Gjonit jetonte prej kohësh me qera. Autori i krimit Petrit Zaimi jetonte kohët e fundit një dramë familjare shkaktuar nga divorci me të shoqen dhe kjo kishte sjell jo pak konflikt me familjen e bashkëshortes, e cila sipas Petritit kishte një farë përgjegjësie për ndarjen. Debati i sotëm pasonte atë të ditëve të fundit, ku autori i krimit pas grindjes në banesë me vjehrrin e tij Hazbi Gjoni, e vrau duke i shkaktuar vdekjen me armën tip pistoletë që mbante me vete. Petriti kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij 13 vjecarë Klevisin, pas kësaj çmenduria e tij nuk përfundon këtu në gjendje të rënduar psikologjike në rrugën para shtëpisë autori ndjek dhe vjehrrën duke e qëlluar atë pikërishr në rrugicën para shtëpisë duke e plagosur atë rëndë si dhe djalin e tij 13 vjecare Klevis Zaimi i cili ndërroi jetë më pas në Spitalin Ushtarak. Djali dhe vjehrra e viktimës u gjetën pikërisht në këtë rrugë. Ende nuk është e qartë kjo rrethanë nëse djali ka mbetur viktimë e plumbave aksidental apo nëse autori e ka vrarë atë në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas gjithçka është mbyllur me rikthimin e autorit të krimit në shtëpinë e vjehrrit, ku edhe vrau veten. Forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet e menjëhershme për motivet e këtij krimi. Pak kush e njeh familjen e Hazbi Gjonit, e cila kishte pak kohë që jetonte me qera në këtë banesë, por askush nuk arrin të fjalë dhe të perceptojë se çfarë arsyes të forta mund të sillnin një krim të përmasave të tilla.
(d.b/BalkanWeb)
