Lajme te tjera
- "Parashikohen tërmete në Kosove, por jo katastrofikë"
- Rivendosen lidhjet mes NATO-s dhe FSK
- Tërmeti në Kosovë 5.3 ballë, dëmtime të lehta në Mitrovicë
- Kosova lëkundet nga një tërmet i lehtë
- Banka Botërore jep 20 milionë USD për 2 projekte
- Konferenca për Ballkanin Perëndimor në pikëpyetje
- Një ministër largohet nga qeveria e Kosovës
- Belgjika gati të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit
- Thaçi: Integrimi i serbëve, me dialog jo me dhunë
- Kuçi: Nuk ka arsye për t'i kërkuar falje NATO-s
Meteorologët: Reshje shiu deri ditën e diel

Deri ditën e diel, paraditet do të jenë me mot të kthjellët, por orët e darkës e të pasditeve do të jenë të shoqëruara nga reshje të shumta e deri në shtrëngata. Kjo sipas meteorologëve, është një situatë tipike e stinës së verës
TIRANE-Stuhia me reshje të rrëmbyeshme dy ditë më parë përmbyten Tiranën për rreth 30 minuta, parashikohet të shoqërohet edhe nga të tjera në ditët në vijim, por me një intensitet më të ulët të shirave. Deri ditën e diel, paraditet do të jenë me mot të kthjellët, por orët e darkës e të pasditeve do të jenë të shoqëruara nga reshje të shumta e deri në shtrëngata. Kjo sipas meteorologëve, është një situatë tipike e stinës së verës, por në vendin tonë stuhia e një dite më parë nuk ka ardhur nga vendet e tjera, por është krijuar si pasojë e uljes dhe e ngritjes së menjëhershme të temperaturave. E ndërkohë, kjo situatë e tillë sinoptike parashikohet të zgjasë deri në dhjetëditëshin e parë të korrikut. Për sa i përket vlerave të temperaturave, ato pritet të pësojnë një rritje nga dita në ditë prej disa gradësh, ndërkohë që ditën e diel temperaturat do të arrijnë vlerën 32 gradë celcius.
(d.b/BalkanWeb)
