Lajme te tjera
- Thaçi viziton Mbretërinë e Katarit
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
- Hyseni: Rezoluta serbe në OKB do dështojë
Rreshjet e dendura përmbytin Tiranën

Problematike paraqitet situata në parkingun në afërsi të parkut të lojrave, i cili është mbushur me ujë dhe dhjetra makina janë zhytur tërësisht. Ndërkohë në rrugën Karl Gega, dy banesa janë përmbytur.
PAMJE
TIRANE-
Seferi: Situata shqetësuese nga mbingarkesa e kolektorëve
Ora: 17:30- I kontaktuar në telefon nga televizioni “News24”, drejtuesi i punëve publike në bashkinë e Tiranës, Arben Seferi konfirmon se situata në kryeqytet është shumë shqetësuese por nuk ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të bashkisë së Tiranës.
“Situata është shqetësuese për shkak të reshjeve të shumta por kjo nuk është nga mos funksionimi i Bashkisë. Lumi i Lanës është plotësisht i mbushur, kanalizimet janë në gjendje pune por problem mbeten kolektorët e shkarkimit të ujrave” theksoi Seferi.
Ndërkohë Seferi bën të ditur se përmbytje ka patur në zonën e Don Boskos, në rrugën Jordan Misja, tek Misto Mame, në rrugën Karl Gega, rruga e Elbasanit dhe në një zonë të Porcelanit.
Tirana permbytet nga rreshjet
Ora: 17:15- Përmbytje të mëdha në qendër të Tiranës. Për shkak të rreshjeve të dendura të rëna përpara një ore dhjetra makina janë mbuluar totalisht nga uji në parkingun afër këndit të lojrave në rrugën e Elbasanit. Makinat janë zhytur tërësisht në ujë pas rënies së rreshjeve të dendura për rreth një orë pa pushim.
Edhe në rrugën “Karl Gega” në zonën e Frigoriferit ka patur përmbytje dhe si rezultat dy banesa janë mbushur me ujë. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke evakuuar banorët të cilat po përpiqeshin të mbanin ujin jashtë shtëpive.
Edhe në rrugën e Durrësit, në rrugën Don Bosko dhe në Laprakë ka patur përmbytje.
(e.n/BalkanWeb)
