Lajme te tjera
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
- Hyseni: Rezoluta serbe në OKB do dështojë
- Sparkes emërohet zëvendësshef i EULEX-it
Kosovës i falen 150 milion dollarë borxh ndaj Bankës Botërore

Me një akt të ashtuquajtur hua e konsoliduar, Kosova merr përsipër pagesën e borxheve ekzistuese ndaj Bankës Botërore që kapin shumën prej 381 milionë dollarësh. Nga kjo shumë siç u theksua më lart, SHBA ka premtuar se do t'i japë 150 milionë, duke e zbritur kështu borxhin e Kosovës në 231 milionë dollarë.
UASHINGTON - Zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan Xhems Stajnberg tha se Kosovës do t'i falen 150 milion dollarë borxh që ka ndaj Bankës Botërore, një borxh i trashëguar i Kosovës nga periudha e ish-Jugosllavisë. Me një akt të ashtuquajtur hua e konsoliduar, Kosova merr përsipër pagesën e borxheve ekzistuese ndaj Bankës Botërore që kapin shumën prej 381 milionë dollarësh. Nga kjo shumë siç u theksua më lart, SHBA ka premtuar se do t'i japë 150 milionë, duke e zbritur kështu borxhin e Kosovës në 231 milionë dollarë.
Stajnberg tha se akti i nënshkrimit dhe i pranimit të Kosovës në FMN e BB është një rast për të shqyrtuar dhe përballur me sfidat ekonomike që ka Kosova. Vetë aktin ai e cilësoi si një integrim të mëtejshëm të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Për afatet dhe përqindjen e interesit dhe të pagesës do të merren vesh mes tyre përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci ndodhen në ditën e tyre të tretë sot në Uashington
pasi presin të të nënshkruhet një marrëveshje me Korporatën e Investimeve Private Jashtë shtetit, ose OPIC, që është një agjenci e Qeverisë amerikane që u ndihmon bizneseve të vogëla amerikane duke u ofruar shërbime në investimet e tyre jashtë vendit.
Zyrtarët e Kosovës sot takohen edhe me zëvendësekretarin e Departmentit të Financave, Eric Meyer Department.
Mbrëmë pasdite vonë në selinë e Bankës Botërore udhëheqësit e Kosovës u takuan me presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick si dhe me Drejtorin e FMN, Dominique Strauss-Khan.
Presidenti Sejdiu falënderoi zyrtarët e Bankës Botërore si dhe FMN-në për ndihmën dhe asistencën teknike që dhanë në vitet pas luftës në Kosovë. Kryeministri Thaçi tha se anëtarësimi në FMN dhe BB është mundësia e investimit në projekte të përbashkëta publike që financohen nga BB. Ai veçoi nevojën e Kosovës për investime në energji, në infrastrukturën rrugore, dhe në fusha të tjera si në arsim, shëndetësi, ujë, ambient dhe bujqësi, investime këto që i quajti për të tashmen dhe brezat e ardhshëm të Kosovës. Zyrtarët kosovarë thane se duke u bërë pjesë e familjes së institucioneve financiare botërore, Kosova po tregon qartë vullnetin dhe përgjegjësinë drejt integrimeve në BE dhe institucionet euroatlantike. Kjo thanë ata është një fakt që përbënë edhe siguri për investitorët e huaj.
Në këto dy takime me krerët e organizatave ndërkombëtare krerët kosovarë u zotuan për përmbushjen e të gjitha përgjegjësive dhe zotimeve që dalin nga anëtarësimi në familjen financiare botërore.
(d.b/BalkanWeb)
