Lajme te tjera
- ISG mbështet strategjinë për integrimin e veriut
- Thaçi: Mungesa e ligjit në veri, i ka kushtuar Kosovës
- Vjenë, rikonfirmohet perspektiva evropiane për Kosovën
- Thaçi e Fejth marrin pjesë në GND për Kosovën
- Serbia paralajmëron rezistencë për krijimin e Mitrovicës së Veriut
- Piter Feith të hënën raporton për Kosovën
- Krasniqi: Shkurtimi i KFOR-it, tregues i sigurisë në Kosovë
- Moska: Do rishqyrtojme qëndrimin per Kosoven
- Imami: Shqipëria mbështet integrimin e Kosovës
- Uorlik: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur
Rama e Berisha marrin bekimin për fitore pak para mbylljes së fushates

Rama ka takuar sot kryetarin e internacionales socialiste, dhe njëkohësisht i partisë PASOK të Greqisë, Georgio Papandreu, kurse Berisha, priti Presidentin e Partive Popullore Evropiane (PPE), Wilfried Martens. Papandreu uroi fitore për PS, kurse Martens nuk vuri aspak në dyshim fitoren e PD-së.
TIRANE-Pak orë para mitingjeve të mëdha ku për herë të fundit do ti kërkojnë votën elektoratit, dy kryetarët e koalicioneve më të mëdha kanë zhvilluar takime me kryetarës të partive europiane simotra, ku partitë shqiptarë bëjnë pjesë. Edi Rama ka takuar sot kryetarin e internacionales socialiste, dhe njëkohësisht i partisë PASOK të Greqisë, Georgio Papandreu, kurse kryeministri Berisha, priti sot në një takim në selinë e qeverisë, Presidentin e Partive Popullore Evropiane (PPE), Wilfried Martens. PS është anëtare e internacionales socialiste, dhe PD e anëtarësuar në gjirin e PPE. Rama e Berisha morën bekimin e kryetarëve përkatës për këto zgjedhje. Papandreu i uroi fitore PS, kurse Martens nuk vuri aspak në dyshim fitoren e PD-së.
Papandreu në Tiranë: Tensionet në shesh, praktika të vjetruara
Kryetari i internacionales socialiste, dhe njëkohësisht i partisë PASOK të Greqisë dënoi incidentet e ndodhura sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku forcat e policisë pengonin ndërtimin e podiumit për mitingun që PS planifikon të organizojë sot në orën 20.00
“Jo shembull i mirë cka kam parë në TV. Këto janë praktika të vjetruara” tha Georgio Papandreu i cili ndodhet në Tiranë në një takim me kryetarin e PS-së Edi Rama. Duke i uruar fitoren e Ramës në zgjedhje Papandreu theksoi se “është me rëndësi që zgjedhjet të zhvillohen të lira”.
Gjatë takimit me Edi Ramën Papandreu bëri thirrje që të respektohen të drejtat e minoritetit. Nga ana e tij kryetari i PS-së Edi Rama fajësoi keq qeverisjen e kryeministrit shqiptar që Shqipëria nuk u përfshi në liberalizimin e vizave. Gjithashtu Rama informoi Papandreun mbi procesin e aplikimit dhe pajisjes me karta identiteti elektronike, ku citohet ti ketë thënë se shumë shtetas nuk kanë marrë ende kartat e identitetit.
Vizita e kryetarit të internacionalistes socialiste Georgio Papandreu ndodh vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
PPE garanton mbështetje në zgjedhje për PD
Kryeministri Berisha priti sot në një takim në selinë e qeverisë, Presidentin e Partive Popullore Evropiane (PPE), Wilfried Martens, i cili ndodhet në Tiranë për të mbështetur Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 Qershorit. Pas takimit me dyer të mbylluara, Kryeministri Berisha në një konferencë të përbashkët për shtyp me z. Martens shprehu mirënjohjen ndaj PPE-së, ku aderon dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot mbështetjen e jashtëzakonshme që Partitë Popullore Europiane i kanë dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga themelimi i saj në dhjetor të vitir 1990, si partia e parë opozitare në vend pas rënies së dikaturës, dhe deri më sot.
"E njoha zotin Martens me programin e PD-së për 4 vitet që vijnë. Ky është programi i Shqipërisë europiane, me të cilin ne synojmë t'u afrojmë qytetarëve shqiptarë standardet, kriteret dhe praktikat e qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian", tha Kryeministri, ndërsa siguroi se "ky program e përgatit Shqipërinë për anëtarësim në BE".
Z .Martens nga ana e tij pasi shprehu mbështetjen e tij për kryeministrin në këto zgjedhje, u shpreh I bindur për fitoren e tij. Martens shprehu dëshirën që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s. “Edhe njëherë unë jam i bindur se Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE-së. Dhe një nga rezultatet kryesore të kryeministrit Berisha është se ai hapi dhe realizoi perspektivën evropiane dhe antlantiste të Shqipërisë. Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s”.
Zyra për shtyp e PD-së bën të ditur se në vitin 1995, Partia Demokratike e Shqipërisë, pas gati një viti me statusin e “anëtarit shok”, u pranua anëtare me të drejta të plota e EDU (Unioni Demokratik Evropian), ombrella më e madhe e partive të qendrës së djathtë evropiane.
Me bashkimin e këtij organizmi me Partitë Popullore Europiane, aktualisht organizata më e fuqishme që përfshin në gjirin e saj partitë e qendrës së djathtë të Evropës, anëtarësia e Partisë Demokratike u shtri edhe në familjen e madhe të Partive Popullore Evropiane.
(d.b/BalkanWeb)
