Lajme te tjera
- Thaçi viziton Mbretërinë e Katarit
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
- Hyseni: Rezoluta serbe në OKB do dështojë
Arrestimi i Çekut, Prokurori bullgar zgjat paraburgimin

Bullgaria vendosi që të zgjasë periudhën e paraburgimit deri të shtunën për ish kryeministrin Kosovar, Agim Çeku, të arrestuar në këtë vend një natë më parë me urdhër arrestin e Serbisë. Kjo e fundit dorëzoi në Sofie kërkesën për ekstradimin e Çekut në Serbi pasi akuzohet nga Beogradi për krime lufte Është hera e katërt që Çeku arrestohet në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Interpoli serb, së fundi, ai u ndalua në Kolumbi.
SOFIE- Autoritetet në Bullgari kanë zgjatur paraburgimin për ish kryeministrin Çeku deri të shtunën. Kështu ka bërë të ditur sot kryeprokurori bullgar Nikolaj Kokinov, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Ndërkohë, autoritetet ne Kosove thane se të gjitha institucionet e Kosovës përfshirë edhe ambasadat në Prishtinë janë angazhuar që Çeku të lirohet. Ish kryeministri Agim Çeku u arrestua mbrëmë nga autoritetet bullgare në vendkalimin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002. Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se institucionet kosovare nuk kanë ndërmarrë masa të duhura tek Interpol-i që mos të ndodhin arrestime të tilla ndaj kosovarëve. Ndërkaq, Serbia dorëzoi në Bullgari kërkesën për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku.
Interpoli serb ka lëshuar disa fletarrestime për liderët kosovarë, nën akuzat për krime lufte gjatë konfliktit 1998-99. Ato cilësohen të pavlefshme për institucionet e Kosovës, por jo edhe për policitë ndërkombëtare.
Është hera e katërt që Çeku arrestohet në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Interpoli serb. Së fundimi ai u ndalua në Kolumbi. Ndërkohë, vetë Interpoli, në faqen e tij të internetit, shkruan se nuk mund t’i anulojë fletarrestimet e lëshuara nga Interpolet e caktuara shtetërore, sepse këtë duhet ta bëjnë vetë shtetet që i lëshojnë ato. Serbia nuk ka anuluar ende as fletarrestimin ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, i cili po ashtu ishte arrestuar, vite më parë, në Hungari. Por, ajo që mund ta mbrojë aktualisht kreun e Qeverisë, është imuniteti, që, sipas ligjit ndërkombëtar, u jepet krerëve shtetërorë. Të njëjtin imunitet e ka pasur edhe Agim Çeku sa ka qenë kryeministër, por pas kthimit në jetën civile, është aktivizuar sërish fletarrestimi ndaj tij. (a.r/news24/balkanweb)
