Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Veliaj reagon ashpër ndaj akuzave të Berishës

Veliaj reagon ashpër ndaj akuzave të Berishës

Kreu i G99, Erjon Veliaj reagon ashpër ndaj akuzave të kryeministrit Berisha, dje në Vorë. Berisha i quajti të rinjtë e G99, këlyshë komunistësh ndërsa Veliaj u kundërpërgjigj duke e cilësuar kreun e PD si të përkëdhelurin e sistemit të kaluar.

PUKE- Kreu i G99, Erjon Veliaj reagon ashpër kundrejt akuzave të kryeministrit Berisha, i cili dje në Vorë e quajti G99 një lëvizje naziskine . Në një takim nga Puka, Veliaj e cilësoi Berishën si të përkëdhelurin e sistemit të kaluar.
“Dje dëgjova kryeministrin e Shqipërisë i cili shante të rinjtë e G99 dhe i quante këlyshë komunistësh dhe sigurisht më erdhi për të qeshur. Unë kam qënë 5 vjec kur vdiq Enver Hoxha ndërsa Berisha ishte 25 vjet sekretar partie dhe doktor i bllokut” deklaroi Veliaj.
Kreu i G99 ka ironizuar akuzat e Berishës duke u shprehur se i mirëkupton ato për shkak të kompleksimit nga fakti se të rinjtë janë të organizuar e gati për ndryshim.

“Nga njëra anë e mirëkuptoj, se të jesh një plak 70 vjec, i paaftë e me fëmijë që të kanë nxjerrë bojën, të jesh autor i piramidave e autor i Gërdecit, sigurisht që kompleksohesh nga lëvizja e të rinjve, sigurisht që të komplekson fakti që të rinjtë e rritur në epokën e piramidave e në epokën e Gërdecit po organizohen. Sigurisht do ndihesh fatkeq e mundohesh të kapesh me thonj pas pushtetit, sepse mendon që të rinjtë janë gati për ndryshim. Berisha e kupton që nuk mund ti manipulojë më të rinjtë shqiptarë ashtu sic bëri në vitin 91 kur u vodhi kauzën, kauzën e të rinjve e vodhi një komunist” tha Veliaj.
(e.n/Balkanweb)



Komente: