Lajme te tjera
- Ambasadori Boschard: Integrimi, kërkon administratë të aftë
- KE, Lohan: Policia kujdes me automjetet pa targa
- Tepelenë, kapen 3 veta me armë dhe drogë
- PS, Xhafa: Nuk heqim dorë nga kutitë
- Hetimi i Zgjedhjeve, Zhigalov: Të gjehet marrëveshja
- SHISH, Rama: Berisha po shperfill SHBA, te terheqe p/ligjin
- Nismat e PS, opozita braktis Komisionin e Ligjeve
- Ligji i SHISH, Komisioni i Sigurise nis diskutimin e draftit
- Ligji i SHISH, Komisioni i Sigurise nis diskutimin e draftit
- Hetimi i Zgjedhjeve, sot diskutimi nen per nen i propozimeve PS
Vrasja e ish-atletit, në pranga një 52-vjecar

TIRANË- Ka përfunduar dje në prangat e policisë 52 vjeçari Avni Gasa, banor i Tiranës, i dyshuar si autori i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në Kamëz, ku mbeti i vrarë ish-atleti Hasan Rakipi.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë sot se 52 vjeçari Gasa, dyshohet të jetë autor i vrasjes së 56 vjeçarit Rakipi, i vrarë në një lokal të Kamzës në Tiranë.
56 vjeçari Rakipi, u qëllua me armë zjarri pasditen e së shtunës, në një nga lokalet e Kamzës, ndërsa autori i kësaj vrasjeje u largua nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor, i ngritur në vendngjarje nisi punën hetimore për zbardhjen e ngjarjes, autorin si dhe motivet, ndërkohë që në akset rrugore të Tiranës, u ngritën edhe disa postoblloqe policie.
(m.a/BalkanWeb)
