Lajme te tjera
- Serbi, protesta kundër pasaportave për kosovarët
- Thaçi viziton Mbretërinë e Katarit
- Rezoluta serbe në OKB, vazhdon beteja diplomatike e Kosovës
- Shala:Serbia e Bosnja luftë tregtare kundër Kosovës
- Bukoshi sfidon Sejdiun për kryesinë e LDK-së
- The Guardian: BE presion Serbisë për Kosovën
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Hondurasi shteti i 70-të që njeh pavarësinë e Kosovës
- Zannier: Beogradi e Prishtina të vendosin bisedimet
- Autobiografia, Tony Blair: Kosova për mua, cështje morale
Shqipëria e Kroacia zyrtarisht në NATO

NATO zyrtarizon anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë. Aleanca e Atlantikut Verior uron mirëseardhjen për dy anëtaret e reja, ndërkohë që thekson se më 7 prill, flamuri shqiptar dhe ai kroat do të ngrihen në Bruksel.
TIRANE- Aleanca e Atlantikut të Veriut ka zyrtarizuar anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë. Tashmë NATO ka në përbërjen e saj 28 anëtarë dhe jo 26.
Duke shprehur mikpritjen për dy anëtaret më të reja të Aleancës politiko-ushtarake, NATO siguron përfitime dhe përgjegjësi pas anëtarësimit. Vetëm pas disa ditësh, më 7 prill, flamuri shqiptar dhe ai kroat do të ngrihen në Bruksel, mes 26 flamujve të vendeve të NATO-s.
Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën për tu bërë pjesë e Aleancës, një vit më parë. Më pas procesi vazhdoi me ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit, nga të gjitha vendet anëtare. Procesi u zvarrit në Slloveni, e cila nguroi për pranimin e Kroacisë në NATO për shkak të konflikteve kufitare që ekzistojnë midis dy shteteve fqinjë. Megjithatë referendumi dështoi dhe parlamenti ratifikoi protokollin.
Ftesa e një viti më parë ishte parashikuar edhe për Maqedoninë , e cila nuk mundi ti bashkohej Aleancës për shkak të vetos së vendosur nga Greqia.
Në një deklaratë të NATO-s, thuhet se anëtarësimi do të ketë përparësi por edhe përgjegjësi për dy vendet e reja, të anëtarësuara tashmë me të drejta të plota.
(e.n/Balkanweb)
