Lajme te tjera
- Thaçi në Estoni, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve
- Milloshkoski sot ne Prishtine, hapet ambasada maqedonase
- Gjilan, KQZ: Zgjedhjet i fiton Qemal Mustafa i PDK
- Gjilan, KQZ: Deri në orën 12, kanë votuar 9.89%
- Gjilan, sot fiton Mustafa apo Rexhepi?
- Lëvizja Fol: Qeveria e Kosovës deklarata të pavërteta
- EULEX-i dënon sulmin në Zubin Potok
- Zubin Potok, shpërthim eksplozivi në pikën kufitare të portës 31
- Policia e gatshme për procesin zgjedhor në Gjilan
- Arrestohen 9 serbe, kryen krime lufte në Kosovë
Piter Feith të hënën raporton për Kosovën

VJENE- Piter Feith, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesi special i BE, do të raportojë të hënën para 25 përfaqësuesve të shteteve anëtare të grupit ndërkombëtar në Vjenë, zhvillimet në Kosovë që prej mbledhjes së fundit të këtij grupi do të jenë edhe fokusi kryesor i raportimit të tij, ndërkaq të hënën do të rishikohet edhe mandate i Shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare. Zëdhënësi i kësaj zyre Edi Megafi, bëri të ditur se ndryshimet e mundshme në mandatin e Feith do të lidhen me progresin që kanë arritur institucionet kosovare në fusha të ndryshme.
Progresi i dukshëm që është bërë deri më tani, sigurisht është edhe një udhërrëfyes për vlerësimin e tyre. Kështu për shembull, janë themeluar, një varg komunash të reja dhe një numër institucionesh të reja. Pra ka gjëra të cilat duhet të merren në konsoderatë nga 25 shtetet tha Megafi. Sipas tij është e vështirë të thuhet se të cilës natyrë mund të jenë ndryshimet në mandatin e Piter Feith. Ai do ti nënshtrohet një rishikimi të dytë më datë 10 shkurt, si përfaqësues special i BE në Kosovë. Mandati i tij në këtë post, zyrtarisht përfundon në fund të këtij muaji dhe për vazhdimin eventual të kontratës, duhet të vendoset në takimin e ardhshëm të Këshillit të Ministrave të BE.
Ndërkaq zyrtarë të tjerë në Bruksel thanë për Radio Evropa e Lirë, se me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, në dhjetor të vitit të kaluar janë komplikuar paksa gjërat në këtë drejtim. Bëhet e ditur se tashmë është arritur marrëveshja për vendosjen e një shërbimi të ri për veprimet e jashtme europiane.
(m.a/News24/BalkanWeb)
