Lajme te tjera
- Hyseni në Strasburg, liberalizim vizash për Kosovën
- "Reporterët pa Kufij" dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve
- "Parashikohen tërmete në Kosove, por jo katastrofikë"
- Rivendosen lidhjet mes NATO-s dhe FSK
- Tërmeti në Kosovë 5.3 ballë, dëmtime të lehta në Mitrovicë
- Kosova lëkundet nga një tërmet i lehtë
- Banka Botërore jep 20 milionë USD për 2 projekte
- Konferenca për Ballkanin Perëndimor në pikëpyetje
- Një ministër largohet nga qeveria e Kosovës
- Belgjika gati të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit
Krasniqi: Shkurtimi i KFOR-it, tregues i sigurisë në Kosovë

PRISHTINE- Vendimet e NATO-s për reduktimin e trupave të KFOR-it dhe planet që në vitin vijues të mbeten deri në 4 mijë ushtarë, tregojnë se Kosova ishte një storie e suksesit, thonë përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Prishtinë.
Deklaratat e kreut të Aleancës Veri-atlantike për ristrukturimin e mëtutjeshëm të KFOR-it, sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, janë tregues i qartë se NATO tashmë e vlerëson Kosovën si një shtet stabil, i cili nga një sfidë ushtarake, ka kaluar në një shkallë të re - atë të zhvillimit të demokracisë si shteti më i ri.
“Këtë duhet parë si një lajm të mirë për Kosovën, sepse kur NATO vlerëson se Kosova është storie e suksesit dhe se periudha për nevojën e prezencës së theksuar të saj ka përfunduar, atëherë del se niveli i sigurisë në Kosovë tashmë është i lartë dhe se këto çështje mund të menaxhohen nga institucionet vendore”, deklaron Krasniqi.
Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate ka theksuar se, aktualisht, Kosova përballet me sfida që nuk janë të natyrës ushtarake.
Rritja e kapaciteteve vendore në ngritjen e strukturave të sigurisë, sipas zëdhënësit Memli Krasniqi, kërkon edhe plotësimin e standardeve të parapara.
Krasniqi beson se këto struktura, gradualisht do të jenë të gatshme që me shkurtimet e KFOR-it, të marrin përgjegjësi shtesë, të cilat sot nuk i kanë nën mandatin e vet.
“FSK-ja ka arritur kapacitetin operacional, është në profesionalizim të vazhdueshëm në ngritje të kapaciteteve teknike, e po ashtu edhe njerëzore, kështu që kjo duhet parë në drejtim të plotësimit të standardeve të NATO-s dhe deri tek anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-atlantike”, thotë Krasniqi.
Diplomatët në Bruksel kanë deklaruar për agjencitë e lajmeve, se ekziston mundësia e shkurtimit të forcave të NATO-s në Kosovë në më pak se 4 mijë trupa gjatë vitit 2011.
(m.a/rel/BalkanWeb)
