Kerko mbi 50,000 Faqe Shqiptare , Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe

Imami: Shqipëria mbështet integrimin e Kosovës

Imami: Shqipëria mbështet integrimin e Kosovës

STAMBOLL- Ka përfunduar punimet takimi informal i Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s i cili u zhvillua në Stamboll. Në këtë takim ishit ë pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe sekretari amerikan i mbrojtjes.
Ndërkaq , ministri shqiptar i mbrojtjes Arben Imami u shpreh se Shqipëria mbështet rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe e konsideron të papranueshme nxitjet për autoritete paralele në Kosovë.

“Lidhur me Kosovën, vlerësimi jonë është, stabiliteti politik është i qartë dhe progresi është i dallueshëm. Kosova mund të quhet një histori suksesi por sigurisht që hapat që duhen ndërmarrë duhën marrë me kujdesin më të madh , sidomos duke patur parasysh faktin që një pjesë e këtij vendi, pjesa veriore e tij ka probleme të sigurisë. Është e rëndësishme që Kosova të fillojë të futet në rrjedhën e integrimit rajonal dhe integrimit euroatlantik” theksoi Imami.
Përvec cështjes së Kosovës, tema diskutimi kanë qenë buxheti i NATO-s dhe Afganistani. 
(e.n/News24/BalkanWeb)



Komente: