Lajme te tjera
- Sejdiu në Bruksel: Kosova prezente në operacionet e NATO-s
- Fuele: Kosova të jetë krenare për progresin e arritur
- Admirali Fitzgerald viziton shtabin qendror të KFOR-it
- Krasniqi: Ende herët të flitet për erë të re Tiranë- Beograd
- Krasniqi: Ende herët të flitet për erë të re Tiranë- Beograd
- Inagurohet në Prishtinë, Ambasada e Maqedonisë
- Raporti i DASH për Kosovën, Dell: Luftoni korrupsionin
- Zgjedhjet ne Gjilan, fiton kandidati i PDK-se
- Milloshoski: Maqedonia mbështet integritetin e Kosovës
- Thaçi në Estoni, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve
Uorlik: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur

BEOGRAD- “Për SHBA-në çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar, por Amerika beson fuqishëm se është në interesin e Serbisë që të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë për të gjithë qytetarët në gjithë Kosovën. Në këto fusha mund të bashkëpunojmë”, ka deklaruar ambasadorja e re amerikane në Serbi.
Në një intervistë për mediat serbe ambasadorja Uorlik ka thënë se Uashingtoni mbështet Serbinë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik. SHBA mbështesin fuqishëm hapat pozitivë në procesin e integrimit evropian të Serbisë që kanë ndodhur nga fundi i vitit të kaluar, duke përfshirë edhe heqjen e vizave shenjen.
Pyetjes nëse anëtarësimi në NATO do të ishte e dobishme për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë, Uorlik ka nënvizuar se ky është vendim të cilin duhet ta marrë vetë Serbia.
“Mendoj se ka rëndësi që të jemi të qartë se dyert e anëtarësimit të Serbisë në NATO janë të hapura, kurse Serbia duhet vetë të vendosë për këtë”, është shprehur ajo.
(m.a/BalkanWeb)
