Kerko mbi 50,000 Faqe Shqiptare , Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe

Rikthehen bashkë Noçja dhe Olsi dhe përgatiten të presin një bebe

Rikthehen bashkë Noçja dhe Olsi dhe përgatiten të presin një bebe

Mesa duket nevoja por edhe dashuria për njëri-tjetrin, ka qenë shumë më e fortë sesa kokëfortësia dhe dëshira për liri që të dy e kanë shprehur vazhdimisht. Pak javë më parë nga burime tona të sigurta, ne mësuam se Noçja dhe Olsi, dy të rinjtë simpatikë të cilën u njohën dhe u lidhën falë programit “Big Brother”, ishin ndarë. Por një fakt që të linte të shpresoje se ata të dy mund të riktheheshin, ishte se ata vazhdonin të bashkëjetonin nën të njëjtën çati, në shtëpinë që zgjodhën të jetonin sapo dolën nga “Big Brother”.   Ndërkohë Najada u bë menaxhere e një pubi, vendim të cilin Olsi e kundërshtoi me forcë, dhe Olsi si gjithmonë menaxher i kompleksit “Austria” i cili njohu kulmin e popullimit falë aftësive dhe karizmes së tij. Olsi është fotgrafuar shpesh në shoqërinë e femrave simpatike por edhe ish të dashurës së tij Lusit, duke të lënë fare pak shpresë që ai dhe Noçja të mund të riktheheshin bashkë.

Duke qenë shumë të njohur dhe të pëlqyer, mund të ndodhte që të mendonin se kjo histori tashmë i kishte mbushur ditët e veta për t’ia lënë vendin një njohjeje të re plot mister dhe emocion. Edhe deklaratat e tyre në media se nuk ndjehen akoma të dashuruar, të bënte të mendoje se “Big Brother” për ta në një farë mënyre po vazhdonte akoma (përsa i përket anës spektakolare të preformancës në çift). Mirëpo në fakt të gjithë jemi gabuar nëse kemi gjykuar kështu. Gjykimi në mënyrë sipërfaqësore i një tipi si Olsi nuk të krijon mundësi që të arrish në konkluzionin e duhur. Ajo pamje shumë trendy edhe pse tashmë është 35 vjeç, me flokë të stiluara bukur e me bluza me ngjyra, fsheh një natyrë mjaft tradicionale e aspak të shthurur.

Olsi sot, nuk është më ai playboy që do të shijojë aventura pa fund ndërkohë që përgjegjësitë e trembin. Ai dëshiron që të krijojë një familje dhe mesa duket, bashkëjetesa me Noçen e ka bërë që të mendojë, që mund të jetë pikërisht ajo vajza me të cilën do të lidhte jetën. Ndërkohë Najadës, vajzës së cilës nuk i ka munguar kurrë asgjë në jetë falë përkujdesjes së prindërve të saj, i duket paksa herët të marrë kaq shumë përgjegjësi në moshën 22 vjeçe, aq më tepër që nuk ka arritur akoma të mbarojë fakultetin. Mirëpo në këtë rast duket se ka fituar dëshira e Olsit, por pa dyshim edhe e Noçes pasi në çift vendosin të dy se çfarë duhet bërë më pas.

Kështu ata kanë hedhur mbas krahëve zënkat duke i konfirmuar njëri-tjetrit nevojën për të qenë sërish bashkë dhe kanë vendosur madje që të hedhin një hap tjetër akoma më të madh, të bëjnë edhe një fëmijë. Pak ditë më parë morëm informacione se Noçja me Olsin kishin shkuar në maternitet dhe menduam mos bebja tashmë është një fakt, por kur pyetëm çiftin ata treguan se mendonin se Noçja mund të ishte shtatzënë, por në fakt nuk ishte. Madje kaq me qejf e kishin marrë këtë punën e bebes, sa të dy ishin mërzitur kur kishin mësuar të vërtetën.. Tani me siguri gjithçka duhet të jetë çështje javësh derisa të marrim vesh që çifti, bashkëjetesa e të cilëve në fillim u duk si një mision i pamundur, do të sjellë në jetë edhe trashëgimtarin e tyre të parë. Ne i urojmë atyre me gjithë zemër një jetë ashtu siç e duan ata!


PanoramaPlus



Komente: