Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Ina Rama takon kryeprokurorin spanjoll: Luftë krimit e terrorizmit

Ina Rama takon
kryeprokurorin spanjoll:
Luftë krimit e terrorizmit

TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, ka pritur në një takim pune në Tiranë, Prokurorin e Përgjithshëm të Spanjës Zotin Cándido Conde-Pompido Tourón. Në qëndër të këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe, vazhdimi i eksperiencës së krijuar deri më tani dhe ngritja në nivel me të lartë të bashkëpunimt që ekziston prej gati 2 vitesh.

Krerët e prokurorive të 2 vendeve kanë diskutuar nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët midis prokurorisë shqiptare dhe asaj spanjolle. Marrëveshje kjo, që synon forcimin e raportit të krijuar, lehtësimin e procedurave për shkëmbimin e informacionit dhe të hetimeve paralele që zhvillohen mes dy vendeve tona.

Gjatë bisedës për një bashkëpunim më të ngushtë mes palëve është prekur vecanërisht goditja e krimit të organizuar dhe lufta kundër terrorizmit. Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës është njohur nga krye Prokurorja Ina Rama me rezultatet e arritura në finalizim të projektit të binjakëzimit, i cili kish për qëllim ofrimin e mbështetjes për Prokurorinë e Përgjithshme në kryerjen e inspektimeve dhe vlerësimin e prokurorëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Komente: