Lajme te tjera
- I vënë zjarrin urës bllokohet Rama
- Gati për luftë ushtarët nisen sot në Kandahar
- Fluks emigrantësh në Kapshticë, 4800 persona kalojnë kufirin
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Itali, vdes 42-vjecari shqiptar pas një aksidenti në punë
- Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizës
- Komiteti për zhvillimin Berisha: Finalizojmë 320 projekte rrugësh
- Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin "për buxhetin 2010"
- Konflikti PD-President Reagojnë të përndjekurit: Maxhoranca sulme politike
Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni shkodran

SHKODER- Shkodra tronditet sërish nga krimi. Pas vrasjes së 17 vjecarit disa ditë më parë, vritet me armë zjarri një biznesmen ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Parash të Shkodrës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 45 vjecari, Astrit Neshnuni është qëlluar me armë automatike pranë lokalit të tij ndërsa nuk janë ende të qarta motivet dhe autorët e krimit të rëndë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe për identifikimin e autorëve.
Katër ditë më parë, një i ri 17 vjecar u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
(e.n/BalkanWeb)
