Lajme te tjera
- Berat, shembet 6 m, muri rrethues i kalasë
- MPPTT: Tuneli i Thirrës hapet më 15 Maj
- PS nesër në Kuvend për rezolutën e vizat
- Meta nesër në Serbi, takim me Tadic e Jeremic
- Të përndjekurit kërkesë Topit, 20 shkurti të pasqyrojë historinë
- Shpëndanin drogë në gjimnaze, arrestohen
- METE, të dhënat e fundit mbi HEC-et kryesore
- Rrëshqitjet e dheut, probleme në qarkun e Elbasan
- Kukës, rinisin reshjet e borës, qarkullimi vetëm zinxhirë
- Pr/ligji për SHISH, Shaqiri: Të nevojshme ndryshimet
Aksident ne Fushe Kruje- Vore, 5 te plagosur

TIRANE- Dy automjete janë përplasur mbrëmë në autostradën Fushë Krujë- Vorë, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave. Policia saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 20.00 te kryqëzimi i Rinasit.
Një fuoristradë me targa TR 19 91 F që udhëtonte nga Fushë Kruja në drejtim të Vorës është përplasur me mjetin me targë Tirane 2028 J që vintë në drejtimin tjetër. Për pasojë janë plagosur drejtuesi i fuoristradës e pasagjeri si dhe drejtuesi e dy pasagjerët në automjetin tjetër. Mësohet se të lënduarit, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur janë transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Në bazë të hetimeve rezulton se shkaku i aksidentet ka qënë tejkalimi i shpejtësisë me të cilën udhëtonin dy mjetet, të cilat kanë pësuar të dëmtime të konsiderueshme.
(s.g/BalkanWeb)
