Kerko mbi 50,000 Faqe Shqiptare , Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe

Horoskopi 08 Shkurt 2010

DASHI

Miremengjes Dash. Kete te marte, i perfshire nga entuziazmi dhe nga deshira per te komunikuar, ne menyre naive mund te beni qe t’ju shpetoje nje fjale, qe ndoshta do benit mire ta mbanit per vete. Luftoni rrudhat, duke aplikuar ne fytyre ndonje vaj esencial natyral, qe i pershtatet lekures tuaj.

DEMI

Miremengjes Dem. Kete te marte, keni punuar me mish dhe shpirt per te patur rezultatet qe keni parashikuar, keni energji te shumta per ti bere balle te gjithe atyre qe do te perpiqen t?ju krijojne probleme jo te pakta sot. Do te keni admirime dhe konsense nga te gjithe sot, nese do te ndryshoni te gjithe pamjen tuaj te jashtme.

BINJAKET

Miremengjes Binjak. Kete te marte nese eshte e veshtire te zgjidhni nje problem delikat, pervec vullnetit te mire, ju duhet te ndaleni pak dhe te reflektoni ne menyre qe te merrni vendimin e duhur. Pervec humorin tuaj qe nuk eshte aspak i mire, jeni terheqes dhe zbavites, aq sa do te zgjoni interesat e shume te tjereve.

GAFORRJA

Miremengjes Gaforre. Kete te marte, dita do te karakterizohet nga probleme lodhjeje, te ardhura ndoshta nga stina aspak e pershtatshme per natyren tuaj. Pa dyshim keni nevoje per te bere pak pushim dhe per tu relaksuar dhe per tu mos u lodhur shume. Dita eshte ideale per te praktikuar joga dhe gjimnastike frymemarrjeje.

LUANI

Miremengjes Luan. Kete te marte fale Henes tek Binjaket, qe e mban te larte tonin e humorit tuaj, jeni dinamik, simpatik dhe komunikues. Gjendja shpirterore pozitive, ndaj do te jeni ne gjendje te perballoni te gjitha ceshtjet e se perditshmes. Dita do te jete pozitive per cdo aktivitet rikrijues..

VIRGJERESHA

Miremengjes Virgjereshe. Kete te marte, ne raundin e dyte te Henes tek Binjaket, sot ne kuadrat me Uranin eshte natyrale qe te ndiheni pak ndryshe. Perspektivat e reja profesionale duhen vleresuar duke pare si duhet te gjitha mundesite qe keni. Mos e beni drame nje semundje qe eshte kalimtare.

PESHORJA

Miremengjes Peshore. Kete te marte me nje gjuhe me te lirshme se zakonisht, do te beni te vleresohen arsyet tuaja, duke bere te heshtin te gjithe ata qe keni prane. Nje udhetim per qejf, i shpejte ose i gjate, eshte pikerisht ai qe ju duhet per tu ndjere mire.

AKREPI

Miremengjes Akrep. Kete te marte shume i mire rendimenti ne aktivitetet praktike. Do te gjeni nxitje te reja per te dhene frytet e duhura dhe per te vleresuar kompetencat tuaja ne sektorin informatik dhe ne teknologjite me te avancuara. Burime te shkelqyera energjike per te harxhuar.

SHIGJETARI

Miremengjes Shigjetar. Kete te marte, per te neutralizuar kontrastet, do ju duhet te lodheni pak. Por nese do te evitoni te nxitoheni, do te keni me shume rezultate. Konfuzioni emocional, diskutimet pa koke dhe pa bisht mund te krijojne ndonje debat me personin e dashur. Shendeti i mire

BRICJAPI

Miremengjes Bricjap. Kete te marte nje situate planetare pozitive vazhdon te ndikoje qiellin tuaj edhe nese sot ndoshta mund te takoheni me ndonje te papritur ose gabim. Mbylleni perfundimisht nje situate qe tashme e ndjeni te mbyllur dhe vazhdoni pa frike duke i hapur rrugen te rejave qe do te keni ne horizont ne dashuri.

UJORI

Miremengjes Ujor. Kete te marte, fale Henes qe ka nje aleance me Diellin dhe Neptunin, humori ngrihet lart. Projektet tuaja do te jene ndoshta pak jo te qarta, por sot beni mire te mbeshteteni mbi te gjitha tek entuziazmi juaj.

PESHQIT

Miremengjes Peshk. Kete te marte, ato qe duhet te paguajne pasojat e gjendjes tuaj jo te mire emocionale, do te jene mbi te gjitha studimet dhe puna juaj, ne te cilen do te arrini rezultate jo fort te mira. Te papritura do te keni ne spostime. Duhet te jeni shume te duruar.