Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Dita e Verës, ja festa në Elbasan

Dita e Verës,
ja festa në Elbasan

ELBASAN- Nesër i gjithë Elbasani feston Ditën e Verës. Një program i ngjeshur aktivitetesh do të fillojë që prej mëngjesit, ndërsa pritet një numër i madh vizitorësh nga qytete të ndryshme të vendit. Rreth orës 9 të mëngjesit festimet do të nisin me krosin e shkollave 9-vjecare, më pas me karnavalet, përurimin e shatërvanit tek 3 urat dhe koncertin e një grupi amerikan në sheshin qendror të Elbasanit.

Ashtu sikurse cdo vit muzika dhe ëmbëlsirat do të jenë pjesë kryesore e aktiviteteve përgjatë gjithë ditës, ndërkohë nuk do të mungojnë panairet. Në fakt, programet festive në qytetin e Elbasanit tashmë ka nisur që prej datës 11 mars me celjen e festivalit kombëtar të këngës popullore qytetare, panairet e librave, paradës poetike në teatrin Skampa, koncertet në shesh dhe fishekzjarrët në mesnatën që ndan 13 marsin nga Dita e Verës.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Komente: