Lajme te tjera
- I vënë zjarrin urës bllokohet Rama
- Gati për luftë ushtarët nisen sot në Kandahar
- Fluks emigrantësh në Kapshticë, 4800 persona kalojnë kufirin
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Itali, vdes 42-vjecari shqiptar pas një aksidenti në punë
- Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizës
- Komiteti për zhvillimin Berisha: Finalizojmë 320 projekte rrugësh
- Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin "për buxhetin 2010"
- Konflikti PD-President Reagojnë të përndjekurit: Maxhoranca sulme politike
Mirditë, kabinat elektrike rrezik për banorët

MIRDITE- Kabinat elektrike në fshatrat e Mirditës shfaqen në gjendje alarmante. Tre persona kanë gjetur vdekjen vetëm 6 muajve të fundit në rretin e Mirditës si shkak i kontaktit me rrjetin elektrik. Për banorët, lënia në mëshirë të fatit e gabinave elektrike është si një varr i hapur për ta.
“Gabinat janë jashtëzakonisht jashtë rregullave dhe sigurimeve teknike. Cdo gjë të kemi rregulluar e kemi bërë privatisht. ” thonë banorët.
Gjithandej vihen re gabina elektrike të shkatërruara, pa dyer, pa celës me transformatorë nëpër pemë etj. Telat përcjellës elektrik në jo pak fshatra lidhen nëpër pemë, madje pa izolator të sajuar nga vetë fshatarët që të mos mbeten pa drita. Banorët e fshatrave thonë se ndjehen në rrezik dhe më shumë u tremben fëmiëjve pasi jeta e tyre është e rrezikuar vazhdimisht.
(e.n/News24/BalkanWeb)
