Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Topi në "5 pyetje nga Babaramo": Politika të gjejë pikat e përbashkëta

Topi në "5 pyetje nga
Babaramo": Politika të
gjejë pikat e përbashkëta

TIRANE- Presidenti Topi sqaron në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ecurinë e tryezës së dialogut mes liderëve kryesorë politikë në tentativë për të zgjidhur ngërcin që ka mbërthyer vendin që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Unë vazhdimisht kam inkurajuar dialogun politik, kam patur një predispozicion të shprehur për të inkurajuar një klimë politike normale në Shqipëri” theksoi kreu i shtetit.
Presidenti Topi nënvizoi se debati politik është pjesë e betejës për demokraci por , sic tha ai përtej këtij debati duhet vëmendje në disa institucione në mënyrë që funksionimi i tyre të mos paralizohet.

“Përtej debatit politik duhet vëmendje ndaj disa institucioneve që përbëjnë thelbin e demokracisë, që nuk mund të paralizohen. Unë kam bërë thirrje herë pas here për këtë cështje. Pas debateve politike duhet të precipitojë zgjidhja, për ndryshe ne futemi në një rreth vicioz. ” u shpreh Topi.

Ndërsa konsideroi se vendi ka të gjitha kushtet për prosperitet, kreu i shtetit thekosi nevojën e përgjegjshmërisë nga klasa politike në mënyrë që sic tha ai përmes bashkëpunimit të realizohen reformat më esenciale, të nevojshme për të ardhmen e vendit.

“Vendi kërkon një klimë politike bashkëpunuese, që të realizojë të gjitha reformat me esenciale . Është një përgjegjësi e madhe e klasës politike e cila duhet domosdoshmërisht të zgjidhë gjërat dhe të gjejë pikat e përbashkëta . Secili të ketë vullnet për të parë larg, për të mos mbetur peng i retrospektivave politike” theksoi Topi.

I pyetur për ligjin e debatuar të SHISH, Presidenti Topi tha se në të tilla cështje kreu i shteti flet vetëm me dekret.
“Presidenti flet me dekret dhe do ishte gabim të merrja një pozicion paragjykues për cilindo ligj, qoftë edhe për këtë ligj që po debatohet. Pozicioni i Presidentit është në funksion të gjykimit të do të bëj lidhur me përputhshmërinë kushtetuese të ligjit në momentin kur depozitohet në Presidencë” u shpreh Topi.
(vazhdon)



Komente: