Lajme te tjera
- I vënë zjarrin urës bllokohet Rama
- Gati për luftë ushtarët nisen sot në Kandahar
- Fluks emigrantësh në Kapshticë, 4800 persona kalojnë kufirin
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Itali, vdes 42-vjecari shqiptar pas një aksidenti në punë
- Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizës
- Komiteti për zhvillimin Berisha: Finalizojmë 320 projekte rrugësh
- Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin "për buxhetin 2010"
- Konflikti PD-President Reagojnë të përndjekurit: Maxhoranca sulme politike
MPJ, Thaci: Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pozitive

TIRANE- Drejtoria e shtypit e MPJ-së informon se kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka reaguar në lidhje me vizitën e zotit Ilir Meta në Serbi. Sipas zyrës së shtypit të këtij institucioni, kryeministri Thaci ka vlerësuar si mjaft pozitive marrëdhëniet Shqipëri- Serbi.
Kryeministri Thaçi u shpreh "ne duhet të angazhohemi për ndërtimin e fqinjësisë së mirë ndërshtetërore, prandaj, është një mesazh i mirë për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe mendoj se është një mesazh që Beogradi të ndërtojë raporte të mira me shtetet që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik". Kjo, sipas tij, është një ndihmesë për Serbinë që më pas ta njohë shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës.
Vlerësime, sipas Drejtorisë së shtypit të MPJ-së, kanë ardhur edhe nga analistët, sipas të cilëve, kjo vizitë ka treguar se Beogradi mund të lerë mënjanë dallimet për pavarësinë e Kosovës dhe të bashkëpunojë me fqinjët. "Kjo vizitë tregon gatishmërinë e Serbisë, që pavarësisht dallimeve për Kosovën, të mos ndikohen marrëdhëniet me Shqipërinë", ka deklaruar analisti Azem Vllasi. Ai ka shtuar më tej se me këtë diplomaci konstruktive, Shqipëria nuk po zëvendëson diplomacinë kosovare, por po ndihmon në vendosjen e marrëdhënieve në rajon.
(e.n/BalkanWeb)
