Lajme te tjera
- Ministri maqedonas, Milloshoski për vizitë në Kosovë
- Kriza në Athinë, media: BE diskuton planin 25 mld eurosh
- Forumi në Slloveni, Tadic: Marrim pjesë nëse respektohet 1244
- Kroaci, arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte
- Itali, Opozita e majtë protesta kundër Berluskonit
- Serbi, arrestohen 9 persona, kryen krime lufte në Kosovë
- BE gati ndihmën për "shpëtimin" e Greqisë
- Josipovic takon Turk: Të lihen mënjanë dallimet e kohës së luftës
- Greqi, një tërmet 4,6 Ballë trondit Peloponezin
- DASH: Maqedonia ka probleme ndërfetare dhe etnike
Kriza në Greqi, Banka Europiane: Asnjë ndihmë nga ana jonë

BRUKSEL- Banka Evropiane e Investimeve (BEI), përgënjeshtroi sot hipotezën se ajo do të ndihmonte Greqinë për të zbutur borxhin publik që rrezikon të destabilizojë vendin, ose për të ndihmuar vende të tjera të BE-së.
"Asnjë ndihmë nga ana e BEI-t", thuhet në një deklaratë për shtyp të presidentit të kësaj banke, Philippe Maystadt.
"Misioni dhe statuti i BEI-t nuk na lejojnë të japim ndihma për vendet anëtare, kjo në termat e mbështetjes për deficitet ose detyrimet për pagesa. BEI mund të financojë vetëm projekte ekonomikisht të përballueshme", thuhet më tej në deklaratë.
(d.b/BalkanWeb)
