Lajme te tjera
- Berat, shembet 6 m, muri rrethues i kalasë
- MPPTT: Tuneli i Thirrës hapet më 15 Maj
- PS nesër në Kuvend për rezolutën e vizat
- Meta nesër në Serbi, takim me Tadic e Jeremic
- Të përndjekurit kërkesë Topit, 20 shkurti të pasqyrojë historinë
- Shpëndanin drogë në gjimnaze, arrestohen
- METE, të dhënat e fundit mbi HEC-et kryesore
- Rrëshqitjet e dheut, probleme në qarkun e Elbasan
- Kukës, rinisin reshjet e borës, qarkullimi vetëm zinxhirë
- Pr/ligji për SHISH, Shaqiri: Të nevojshme ndryshimet
Kryeparlamentari malazez Krivokapiç mbërrin sot në Tiranë

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç mbërrin sot në Tiranë me ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, kryetarja Topalli dhe homologu malazez pritet të takohen paraditen e së mërkurës (ora 10:00), në mjediset e kryesisë së Kuvendit, ku më pas do të japin dhe një prononcim për mediat.
Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, z. Krivokapiç do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, kryeministrin Sali Berisha, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Zv.kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, si dhe me kryetarin e Partisë socialiste, Edi Rama.
Gjatë vizitës së tij zyrtare, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi do t'i drejtohet me një fjalë përshëndetëse dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në seancën parlamentare të ditës së enjte (11 shkurt).
(d.b/BalkanWeb)
