Lajme te tjera
- Ligji i SHISH, Klosi: Disa nene cënojnë jetën private
- Mirditë, kabinat elektrike rrezik për banorët
- Pogradec, maskat grabisin pronaren e një argjendarie
- Ligji për SHISH, nesër diskutimi nen për nen
- Një shtatore e mistershme vendoset në kalanë e Lezhës
- Rrëshqitje dherash në Gramsh, shkatërrohen 11 banesa
- Vlorë, re tymi në qytet, shkak djegia e gomave
- "Kriza", OSBE: Gati të ndihmojmë nëse na kërkohet
- "Kriza", OSBE apel politikës: Gjeni zgjidhje sa më shpejt
- MSH e INSTAT, studim mbi të dhënat demografike të popullsisë
Aksident ne Fushe Kruje- Vore, 5 te plagosur

TIRANE- Dy automjete janë përplasur mbrëmë në autostradën Fushë Krujë- Vorë, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave. Policia saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 20.00 te kryqëzimi i Rinasit.
Një fuoristradë me targa TR 19 91 F që udhëtonte nga Fushë Kruja në drejtim të Vorës është përplasur me mjetin me targë Tirane 2028 J që vintë në drejtimin tjetër. Për pasojë janë plagosur drejtuesi i fuoristradës e pasagjeri si dhe drejtuesi e dy pasagjerët në automjetin tjetër. Mësohet se të lënduarit, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur janë transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Në bazë të hetimeve rezulton se shkaku i aksidentet ka qënë tejkalimi i shpejtësisë me të cilën udhëtonin dy mjetet, të cilat kanë pësuar të dëmtime të konsiderueshme.
(s.g/BalkanWeb)
