Lajme te tjera
- I vënë zjarrin urës bllokohet Rama
- Gati për luftë ushtarët nisen sot në Kandahar
- Fluks emigrantësh në Kapshticë, 4800 persona kalojnë kufirin
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Itali, vdes 42-vjecari shqiptar pas një aksidenti në punë
- Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizës
- Komiteti për zhvillimin Berisha: Finalizojmë 320 projekte rrugësh
- Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin "për buxhetin 2010"
- Konflikti PD-President Reagojnë të përndjekurit: Maxhoranca sulme politike
Touron: Të zgjidhen cështjet e sistemit gjyqësor

TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama dhe Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, Cándido Conde-Pompido Touron kanë dalë në një konferencë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe, vazhdimin e eksperiencës së krijuar deri më tani dhe ngritjen në nivel me të lartë të bashkëpunimt që ekziston prej gati 2 vitesh.
Në konferencë Kryeprokurori spanjoll ka deklaruar se drejtësia shqiptare duhet të thellojë disa reforma, një nga to është edhe zgjidhja e cështjes së gjyqësorit. Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës ka nënvizuar se Prokuroria duhet të jetë shtyllë e shtetit të së drejtës, prandaj në punën e saj ajo duhet të kapërcejë burokracinë.
“Faza e parë e ndërkomunikimit nuk është e mjaftueshme për të përballuar sfidat që na shtrohen, faza e ndërkomunikimit konsiston në afrimin midis prokurorive. Formalizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare lejon që prokurorët në mënyrë informale mund të zhvillojnë takime që në shumë raste i japin zgjidhje problemeve të ndrshme që do të kërkonin një rrugë të gjatë burokratike”.
Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës Touron në kuadër të bashkëpunimit ka deklaruar se “Duhet të kemi përgjegjësi për të drejtuar institucionet e prokurorisë, pasi kriminaliteti nuk është problem i një vendi të vetëm, kriminaliteti është i shtrirë në fazë ndërkombëtare, prandaj për ti bërë ballë duhet të veprojmë sipas logjikës së përgjegjësisë, duhet të bashkëpunojmë kundër tij.” – theksoi Touron.
I pranishëm në konferencë ka qënë edhe ambasadori spanjoll Montobio, i cili ka bërë thirrje për respektimin e ligjeve nga të gjithë. Ndërsa Ambasadori i BE në Tiranë, Helmut Lohan ka deklaruar se pavarësia e prokurorisë është tepër e rëndësishme.
Lohan ka theksuar se është e rëndësishme që sistemi gjyqësor të jetë i pavarur nga politika. Sipas ambasadorit të BE, sistemi Gjyqësor ka ende disa reforma për të përmbushur, një nga këto është edhe përmirësimi i transparencës.
(m.a/BalkanWeb)
