Lajme te tjera
- I vënë zjarrin urës bllokohet Rama
- Gati për luftë ushtarët nisen sot në Kandahar
- Fluks emigrantësh në Kapshticë, 4800 persona kalojnë kufirin
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Itali, vdes 42-vjecari shqiptar pas një aksidenti në punë
- Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizës
- Komiteti për zhvillimin Berisha: Finalizojmë 320 projekte rrugësh
- Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin "për buxhetin 2010"
- Konflikti PD-President Reagojnë të përndjekurit: Maxhoranca sulme politike
PS, Xhafa: Nuk heqim dorë nga kutitë

TIRANE-Anëtari socialist në Komisionin e Ligjeve Fatmir Xhafa deklaroi se PS nuk do të heqë dorë nga hetimi i zgjedhjeve, e konkretisht nga hapja e kutive të votimit. Në një deklaratë për shtyp pak pasi PS braktisi punimet e Komisionit të Ligjeve, Xhafa komentoi arsyet që detyruan socialistët të mos vazhdonin punimet e Komisionit.
“Relacioni i paraqitur dhe në vecanti amendamentet e sotme qe jane shprehje reflektim i qëndrimit të lidershpiti politik të PD, dmth të Berishës që ka ndaj iniciativës tonë ligjore, rrëzon në thelb atë që ne kemi kërkuar, mundësinë e trajtimit si provë të kutive zgjedhore në procesin e hetimin parlamentar, pas kësaj është e kotë cdo lloj diskutimi tjetër rreth kësaj iniciative”.
Sipas Xhafës,ajo cfarë ndodhi sot në Komisionin e Ligjeve është “ajo që ne kemi thënë gjatë gjithë kohës, që kriza nuk është një krizë juridike, por politike”.
I pyetur se cdo të behet me datën 18 Mars, datë kur Parlamenti duhet të kalojë ligjin për Komisionin Hetimor, Xhafa tha se është e vështirë tashmë të konfirmohet pjesmarja e PS në punimet e Parlamentit. “Zgjidhja vjen vetëm nëse ka vullnet lidershpi politik i partisë PD. Nuk e di se cdo të bëhet në datën 18 Mars, nuk na përket ne as kolegëve, as përfaqësuesve të PS në Komisioni e Ligjeve, por grupit parlamentar të PS, që do të marrë vendimin e përshtatshëm në kohën e përshtatshme”.
(d.b/BalkanWeb)
