Lajme te tjera
- YouTube rrit limitin e videove me 5 minuta
- E vërteta e fytyrës në planetin Mars
- Britani, vdes përdoruesja më e vjetër e Twitter ishte 104 vjece
- Shkencëtarët: Ngrohja globale, realitet
- Shkencëtarët: Ngrohja globale, realitet
- Shkencëtarët: Ngrohja globale, realitet
- Higjiena e tepërt është e dëmshme
- LG i shton dimensione 3d-së me tre produkte të reja
- Përkëdhelitë ndihmojnë fëmijët të rriten të shëndetshëm
- "Yahoo" aleancë me "Google" shkëputet me "Microsoft"
LG prezanton në Bracelonë 3 modele të reja ceularësh

TIRANE- LG Electronics prezantoi modelet e reja të celularëve GT350, LG GD880 dhe LG GS500 në Kongresin Botëror GSMA mobile në Barcelonë, një nga konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e komunikimit të lëvizshëm.
Më i fuqishëm se paraardhësi, LG GT350 e ngre në një nivel më lart përvojën e mesazheve dhe rrjetëzimeve sociale. Duke e hapur rrëshqitësin e tij, të del përpara një tastierë QWERTY e gjerë, e rehatshme me katër rreshta, përkundrejt tastierës me tre rreshta të modelit të mëparshëm, gjë që e e bën shkrimin e mesazheve po aq të lehtë sa në një kompiuter. Për më tepër, ekrani WQVA 3 inç tek GT350 është tashmë i gjithi touchscreen.
LG GD880 ose LG Mini është telefoni touchscreen më i vogël dhe më i hollë sot në treg (3.2 inç). Në ballë, një ekran me prekje i gjerë 3.2 inç me format 16:9 e zgjeron gjithë rrugën deri tek anët e telefonit. Për më tepër, me një fytyrë pa butona e mban LG MINI të thjeshtë dhe të lëmuar. Detajet me strukturë metalike në anët e LG Mini ia shtojnë pamjen tërheqëse pa u shpërqëndruar nga thjeshtësia e tij e përgjithshme.
Modeli i ri 3G modern, shoqërizues, i këndshëm dhe i përballueshëm LG Cookie Plus (LG GS500) me Social Netëorking Sites (SNS) pason parraardhësin e tij të suksesshëm duke ofruar një monitor me prekje (touchscreen) të plotë, por e thekson përvojën Cookie me një ndërfaqe grafike zbavitëse dhe lidhje të leverdisshme të rrjeteve sociale.
I përqëndruar në rrjetëzimin social, LG Cookie Plus sjell një stuhi vecorish të rrjeteve miqësorë. Përdorimi i lehtë i SNS e sjell Facebook-un në celular për një përvojë të thjeshtë rrjetëzimi social, ndërsa mbështet Twitter, Flickr dhe saite të tjera top.
(e.n/BalkanWeb)
