Lajme te tjera
- Milani, Berluskoni fiku TV pas golit të dytë
- Tifozët e Mancesterit sërish në protestë ndaj familjes Glejzër
- Mediat dhe tifozët, kritika të ashpra yjeve të Realit
- Mision i pamundur, Milani shkatërrohet në Old Traford
- Dramë në Bernabeu, Reali eliminohet nga Champions
- Madrilenët kërkojnë fitore në Santiago Bernabeu
- Ferguson: Runi i gatshëm për sfidën kundër Milanit
- Sot Milan-Mancester, Bekham pas 7 vitesh në Old Traford
- Rreshjet e shiut, FSHF: Asnjë ndeshje në fundjavë
- Lippi, i pavendosur për Botërorin
Amauri, vetëm 5 gola prej 14 muajsh

TORINO- Nëse Juventus nuk shënon më dhe është në këtë lloj krize, një arsye madhore është forma e sulmuesve. Kjo, duke nisur nga Amauri, i cili ka një shifër vërtetë të tmerrshme për një sulmues të Juventusit: gjatë gjithë vitit 2009 dhe deri më sot, 8 shkurt, ai ka shënuar vetëm 5 gola në total. Në të gjitha kompeticionet. Një statistikë e paparë për një sulmues që pretendon të veshë fanelën e kombëtares italiane. Por, në këto momente kur bardhezinjtë janë duke kaluar një krizë të rëndë, golat e Amaurit janë në të njëjtën shifër me ato të qendër mbrojtësit, Xhorxhio Kielini. Edhe në sezonin e shkuar, në 44 ndeshje zyrtare, Amauri realizoi vetëm 14 gola, pra një bilanc falimentar. Zakeroni i ka kërkuar më shumë cilësi, sepse sulmuesi duket sikur ka objektiv vetëm të ndeshet me mbrojtësit kundërshtarë dhe jo të shënojë gola. Për Amaurin pankina tashmë do të ishte gati, por Juventusi i ka njerëzit të numëruar në sulm. Iakuinta është i dëmtuar që prej 25 tetorit, në ndeshjen me Sienën dhe pavarësisht se u fol se do rikthehej për një muaj, kjo duket ende larg. Kanë kaluar më shumë se 100 ditë dhe ai nuk është parë asnjëherë në Vinovo, duke ndikuar jo pak në krizën baredhezi. Por, edhe sulmuesi tjetër, David Trezege, nuk luan që prej ndeshjes me Parmën më 6 janar. Ai braktisi fushën për shkak të një ndrydhje të kaviljes dhe prognoza fillestare fliste për 40 ditë. Ditët e fundit francezi ka rinisur stërvitjen dhe mund të jetë gati për ndeshjen me Ajaksin në Europa League.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
