Lajme te tjera
- Tiranë, zhduket prej mëngjesit fëmija 2 vjec
- Min.Financave akuza Ramës: Sajoi krizën ekonomike
- Berat, larmi aktivitetesh në Ditën e Verës
- Rama në zonat e përmbytura në Korcë: Dëmshpërmblimet, vec premtime
- Rama në Elbasan, uron qytetarët për Ditën e Verës
- PS akuza qeverisë: Po ushtrohet presion ndaj mediave
- ILDKP gjobit 7 zyrtarë për vonesa në deklarimin e pasurisë
- Minatorët sërish në protestë përpara Kryeministrisë
- Itali, aksidentohen me makina, vdesin 4 shqiptare
- Vrasja e biznesmenit, dyshohet për ekzekutim me pagesë për hakmarrje
Kukës, konflikt mes fqinjësh, vritet 36 vjecari

KUKËS- Një 36 vjeçar është vrarë sot mbasdite nga fqinji i tij, pas një grindjeje për motive të dobta. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.00 të ditës së sotme në fshatin Cinamakë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, kur 65 vjeçari Sali Leka qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, Dëfrim Kepi, 36 vjeç, baba i tre fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, ndonëse burim i saj mund të jetë një grindje e hershme për një rrugë kalimi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat pas 3 orë kërkimesh kanë mundur ta ndalojnë autorin e këtij krimi, 65 vjeçarin Leka, i cili pas kryerjes së krimit ishte larguar menjëherë nga vendngjarja.
(e.n/BalkanWeb)
