Lajme te tjera
- Studimi, Elefantët kanë frikë nga milingonat
- Studimi, Elefantët kanë frikë nga milingonat
- Fruta dhe perime kundër kancerit të mushkërive
- Durrës, zbulohet spiranca 2000 vjeçare prej plumbi
- Shkencetari Hawking: Zoti nuk e krijoi universin
- Artisti irakian shndërron armët në skulptura
- Diaspora rrjeti social që pritet të sfidojë Facebook
- Kryhet me sukses transplanti i parë i një mushkërie artificiale
- Mjekësi, doktorët i heqin gruas, 23 kg tumor nga mitra
- Zbulohet sistem i ri diellor me shtatë planete
Fëmijë të zgjuar? Evitoni ëmbëlsirat në shtatzani

FINLANDE- Fëmijët e lindur nga gratë që gjatë shtatzënisë nuk kanë qenë në gjendje t'i rezistojnë tundimit për të ngrënë ëmbëlsira dhe karamele në sasi të mëdha, mund të paraqesin në shkollë një koeficient inteligjence nën mesataren.
Ky është rezultat i një studimi të kryer nga Universiteti i Helsinkit e Universiteti i Edinburgu, dhe publikuar në“Amerikan Journal of Epidemiology”, i cili shqyrtoi 321 fëmijë tetëvjeçarë të lindur në Finlandë, ku konsumi i jamballit, ëmbëlsirave te nënat e tyre ishte e ndryshme.
Kjo tregoi se femrat të cilat gjatë shtatzënisë kanë marrë një sasi të konsiderueshme të glicerinës (një substancë që gjendet tek ëmbëlsirat) kishin më shumë gjasa të lindnin fëmijë me deficite intelektuale. Studiuesit kanë evidentuar në disa fëmijë edhe parregullsi të tilla si ulja e përqendrimit, vëmendjes.
Përgjegjësia është e gjitha e kësaj substance, pikërisht glicerinës, e cila vepron në placentë modifikuar atë në mënyrë që hormonet e stresit të nënës mund të kalojnë dhe te fëmija duke ndikuar negativisht në zhvillimin e tij.
Konsumi i tepruar i jamballit, mund të rrisë edhe rrezikun e lindjes para kohe.
(m.a/BalkanWeb)
