Lajme te tjera
- Zbuloni dobitë e seancave të saunës
- Të porsalindurit me pak vitaminë D rrezikohen nga skizofrenia
- Mjekësi, zbulohet shkaku i infertilitetit te gratë obeze
- Mjekësi, zbulohet shkaku i infertilitetit te gratë obeze
- Dy asteroidë pranë Tokës dhe Hënës
- Soja përmirëson cilësinë e gjumit
- Kujdes me karrigen e punës, mbani mbështetësen në kënd 35°
- Twitter arrin në 145 milionë anëtarë
- Studimi, Elefantët kanë frikë nga milingonat
- Studimi, Elefantët kanë frikë nga milingonat
Përkëdhelitë ndihmojnë fëmijët të rriten të shëndetshëm

NJU JORK-Përkëdhelitë ndihmojnë fëmijët të rriten më të shëndetshëm dhe më të fortë. Për herë të parë psikologët kanë arritur të japin prova shkencore të asaj cka nëna nëpërmjet dashurisë mëmësore dhe kontaktit fizik përcjellin tek fëmijë që në vogli, dhe është thelbësore për të ardhmen e zhvillimit psikologjik të tij. Një grup psikologësh të Duke University, në Durham të Karolinës së Veriut kanë ndërmarrë një studim, fillesat e të cilit datojnë mesin e viteve ‘60. Ata kanë marrë nën vëzhgim një grup prej 482 bebesh, 8 muajshe, së bashku me nënat e tyre, banues në zonën Roud Island të Nju Jorkut. Fëmijët janë vëzhguar në momentet më të bukura, dhe delikate të ekszistencës së tyre, atë të kontaktit fizik dhe shpirtëror mes prindit dhe fëmijës bebe. Më pas të njëjtë fëmijë janë rikontaktuar gjatë viteve ’90 atëherë kur ishin në moshë të rritur. Fëmijët, tashmë burra e gra, janë marrë në pyetje 34 vjet më vonë për të provuar efektet që kontakti mes prindit e fëmijës ka ndikuar në psikikën e tyre dhe në mënyrë të vecantë për të analizuar sjellet në momentet më të vështira. Nga të dhënat e studimit të viteve ’60 rreth 85 % e nënave i kishin transmetuar dashuri fëmijëve të tyre brenda normave, 10 % kishin qenë më pak të lidhura me bebet, ndërsa 5 % e grave ishin nëna që kishin transmetuar shumë dashuri. Surpriza e studimit vjen pikërisht nga fëmijët e kategorisë së fundit të nënave, të cilët janë vlerësuar me më shumë pikë sa i përket qetësisë, mungesës së stresit dhe problemeve psikologjike. Në këtë grup 14 % e fëmijëve deklarohen se kanë shumë pak ankth, dhe më pak stres në krahasim me të intervistuarit e tjetër në të njëjtën moshë, të cilët përbëjnë 19% .Studimi është publikuar në Journal of Epidemiology and Community Health dhe është i pari i cili analizon efektet e përkëdhelive, duke u bazuar më shumë në një analizë të mirfilltë sesa në kujtimet e thjeshta që të rriturit mbajnë mend nga fëmijëria e tyre. (s.g/corriere dela sera/ BalkanWeb)
