Lajme te tjera
- I vënë zjarrin urës bllokohet Rama
- Gati për luftë ushtarët nisen sot në Kandahar
- Fluks emigrantësh në Kapshticë, 4800 persona kalojnë kufirin
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Durrës, arrestohet një 35-vjecar shpërndante kokainë
- Itali, vdes 42-vjecari shqiptar pas një aksidenti në punë
- Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizës
- Komiteti për zhvillimin Berisha: Finalizojmë 320 projekte rrugësh
- Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin "për buxhetin 2010"
- Konflikti PD-President Reagojnë të përndjekurit: Maxhoranca sulme politike
INSTAT fsheh krizën, replika të forta PS - PD

TIRANË- Opozita dhe mazhoranca kanë debatuar sot në distancë, për sa i përket deklaratës që kreu socialist Rama bëri një ditë më parë duke akuzuar institutin e statistikave për fshehjen e krizës ekonomike dhe që sipas Ramës në këtë mënyrë është bërë vegël në duart e qeverisë. ISH-zv. Ministër i Financës, Florian Mima, aktualisht deputet i PD-së akuzoi kreun e selisë rozë se qëllimisht do të godasë besueshmërinë e INSTAT; duke dhënë gjithashtu shifra për atë që qeveria e quan situatë të mirë të ekonomisë vendase.
“Zoti Rama tentoi të vriste një nga asetet më të vyera të këtij kombi, besueshmërinë dhe vërtetësinë e të dhënave zyrtare, prodhuar në mënyrë të ndershme, të ligjshme dhe transparente nga një trup i pavarur, profesionist dhe me integritet që është Instituti i Statistikave të Republiks së Shqipërisë. Nuk është faji i institutit që eksportet po dyfishohen, që punëdhënia po rritet dita-ditës dhe papunësia po ulet ndjeshëm, faji është i një njeriu të vetëm që do ti shohë shqiptarët pa viza, pa punë, pa mirëqenie. Puna e tyre materializohet në një rezultat që është pronë e popullit shqiptar, dhe përbën certifikatën më të mirë përballë të gjithë pjesë tjetër të botës.”- deklaroi Mima.
Por deputeti socialist Ilir Beqja, INSTAT prej disa muajsh fsheh të vërtetën e shifrave, pa u treguar shqiptarëve se sa janë shtrenjtuar shpenzimet e tyre. “Prej muajsh Partia Socialiste ka ndjekur me shqetësim fshehjen, deformimin dhe shtrembërimin që po i bëhet statistikave zyrtare nga instituti i statistikave që është katandisur në një vegël në shërbim të demagogjisë së Sali Berishës. Ka katër muaj që INSTAT nuk është në gjendje tu tregojë shqiptarëve se sa janë shtrenjtuar shpenzimet shëndetësore, sepse vetë pranon se nuk e di sa janë të siguruar e të pasiguruar në Shqipëri. Prej disa javësh në tejkalim të afateve ligjore INSTAT nuk u tregon shqiptarëve se cili është volumi i tregtisë me pakicë në vitin 2009. Për PS informacioni statistikor është e mirë publike dhe detyrim publik.” – u shpreh Beqja.
Një ditë më parë, vetë kreu socialist Edi Rama sulmoi me gjuhën e shifrave qeverinë dhe INSTAT-in që fshehin sipas tij krizën ekonomike, duke i bërë thirrje për reflektim. Kreu socialist paralajmëroi padi penale kundër INSTAT, që është bërë sipas tij vegël në shërbim të qeverisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)
