Lajme te tjera
- Kutitë e zgjedhjeve, plani rezervë i PD, Venecia
- Sot Dita e Verës, festime të mëdha në kryeqytet
- Fier, banorët në protestë, kërkojnë shpronësim për rrugën
- 2 të rinj nga Dibra, bllokohen nga bora në Maqedoni
- Fushë Krujë, banorët në protestë, për rivlerësim pronash
- Leku në pikiatë, forcohet sërish monedha e eurozonës
- Dita e Verës, ja festa në Elbasan
- INSTAT fsheh krizën, replika të forta PS - PD
- Raporti i DASH, PS: Të njëjtat shqetësime
- Raporti i DASH, PS: Të njëjtat shqetësime
Lac, kapen mina me telekomande, 3 te arrestuar

TIRANE- Policia e qytetit të Lacit ka ndaluar tre persona pasi janë kapur me eksploziv C4 me telekomandë.
Operacioni është kryer nga policia e Lezhës e cila ka bërë të mundur arrestimin e vëllezërve Leonard e Monel Lamaj nga Laci si dhe e Sokol Bosetës nga qyteti i Shkodrës.
Monel Lamaj dhe Sokol Boseta janë arrestuar sot paradite teksa udhëtonin me automjet në të cilën transportonin minat me telekomandë në autostradën Lac-Mamurras.
Arrestimi ndodhi pas informacioneve në rrugë operative. Operacioni vijoi dhe me arrestimin e vëllait të Monelit, Leandro Lamaj në një banesë në Mamurras ku dhe janë 5 mina, detonatorë e armë zjarri, një sasi fishekës, bizhuteri të shtrenjta, 11 celularë, 3500 euro dhe 600 mijë lekë të reja.
Tre të arrestuarit do të përballen me akuzën e trafikimit të lëndëve plasëse, ndërsa po vijojnë hetimet për rrjetin, origjinën e materiave si dhe destinacionin.
(s.g/BalkanWeb)
